Panorama (Albania)

Shitja e makinave, si do rimbursohe­t siguracion­i

Ndryshojnë kushtet për shitjen e makinës. Çfarë do ndodhë me sigurimin e vjetër të automjetit dhe si do rimbursohe­n ata që shesin makinat

-

Nis aksioni për kontrollin e siguracion­it të makinave. Bëhet fjalë për aksionin e koordinuar mes Policisë Rrugore në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Transporti­t Rrugor dhe kompanitë e sigurimit. Sipas shifrave të dhëna nga Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare, në vend qarkullojn­ë 100 mijë makina pa siguracion. Aktualisht, për 6 mijë makina targat iu janë dërguar për kontroll Policisë Rrugore. Në muajin qershor, do të nisë aksioni për kontrollin e makinave që qarkullojn­ë pa siguracion. Në total, rezultojnë 100 mijë makina që qarkullojn­ë në vend pa siguracion, ndërsa për 6 mijë prej tyre targa i është dërguar Policisë së Shtetit. Nisja e aksionit për kontrollin e makinave që qarkullojn­ë pa figuracion, më herët u lajmërua nga kreu i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, Ervin Koçi, në seancën e Komisionit parlamenta­r të Ekonomisë. Kreu i AMF- së, foli edhe për shifrat e mjeteve që qarkullojn­ë pa siguracion. “Gjatë 2017- s kemi pasur komunikime të vazhdueshm­e me Ministrinë e Transporte­ve dhe Policinë e Shtetit për të marrë të dhëna edhe nga kompania që kolaudon makinat. Që nga muaji shtator 2017, çdo dy javë i nisim informacio­n Policisë së MIJE makina qarkullojn­ë pa siguracion, ndërkohë që drejtuesit e këtyre mjeteve kanë paguar taksën vjetore të qarkullimi­t. AMF i ka propozuar qeverisë marrëveshj­en, që gjatë pagesës së taksës të jetë kusht edhe pagesa e siguracion­it Shtetit për mjetet e transporti­t që nuk kanë sigurimin e detyrueshë­m dhe ato mjete që nuk kanë rinovuar kontratën, 14 ditë pas përfundimi­t të tyre. Kjo ka dhënë dhe rezultatet e veta, pasi, po të shikojmë në vitin 2017, në qoftë se në Republikën e Shqipërisë numri i mjeteve të regjistrua­ra është 535 mijë, numri i mjeteve që kanë paguar taksën është 447 mijë dhe numri i kontratave TPL- ve është rreth 431 mijë. 19.5 për qind janë mjetet e pasiguruar­a dhe 3.64 për qind janë mjetet që nuk kanë paguar taksën e qarkullimi­t”, u shpreh kreu i AMF- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania