Panorama (Albania)

“Kap prokurorin idiot, se ike në kokërr të burgut”. Zbardhen përgjimet, si polici mbronte hajdutin

BISEDAT E PLOTA MES EFEKTIVIT TE “SHQIPONJAV­E” DHE HAJDUTIT TE AUTOMJETEV­E. GJATE OPERACIONI­T U KAPEN EDHE 12 MAKINA

- ERALD DELIU

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish- inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Bëhet fjalë për ish- efektivin e “Shqiponjav­e”, Engrid Henaj, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacioni­t “Summer 2017”, Fatjon Lila. Sipas dosjes hetimore, Henaj, gjatë kohës që ka qenë oficer i Patrullës së Përgjithsh­me pranë Komisariat­it të Policisë Nr. 2 dhe më tej në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka pasur komunikime të vazhdueshm­e me shtetasin Fatjon Lila, i cili ka qenë person në kërkim, i paarrestua­r dhe i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vjedhjes”. Henaj, sipas dosjes, e ka njoftuar Fatjon Lilën që ka qenë nën hetim dhe i siguronte atij mjaft informacio­ne që e ndihmonin t’i fshihej Policisë. “Panorama” zbardh të plota përgjimet telefonike dhe ambientale të Prokuroris­ë, mes policit Henaj dhe të kërkuarit Lila. Efektivi konsumonte me Fatjonin lëndë narkotike dhe kërkonte prej tij favore të tjera. Ai i jepte të dhëna Fatjon Lilës. Këto të dhëna, punonjësi i Policisë Engrid Henaj i ka marrë nga sistemi TIMS ose informacio­ne të nxjerra nga përgjimet, apo në forma të tjera. Gjithashtu, njëri prej mjeteve të vjedhura nga ana e shtetasit Fatjon Lila është gjetur në Tiranë dhe dyshohet se është ndihmuar nga Henaj që ta dërgojë makinën e vjedhur në Kavajë. Ngjarjet kanë ndodhur në maj- gusht 2017. Në bisedat mes tyre, Lila i kërkon policit që të vijë ta marrë në Qafë- Thanë me automjet policie, ndërkohë që ishte nën hetim. Kujtojmë se Lila është arrestuar në gusht 2017, në kuadër të operacioni­t “Summer 2017”, në të cilën u prangosën edhe persona të tjerë për vjedhje automjetes­h.

 ??  ?? ENGRID HENAJ, ISH- POLICI I VENE NE PERGJIM
ENGRID HENAJ, ISH- POLICI I VENE NE PERGJIM
 ??  ?? ENGRID HENAJ, ISH- POLICI I VENE NE PERGJIM
ENGRID HENAJ, ISH- POLICI I VENE NE PERGJIM

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania