Panorama (Albania)

Zbardhen rregullat e reja për shitjen e makinave

Shembujt kur pronari i vjetër kërkon kthimin e lekëve të siguracion­it

- DORINA AZO

Rregullat e shitjes së makinave do të ndryshojnë. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka gati projektlig­jin e ri për sigurimin e detyrueshë­m të mjeteve motorike, ku përfshin rregulla të reja për shitjen e makinave.

Drafti i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare parashikon që në rast shitjeje të mjetit, kontrata e siguracion­it nuk i kalon blerësit. Por nga ana tjetër, pronari i vjetër i makinës ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës së mbetur të siguracion­it. Burime nga Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare thanë për gazetën se pronari i vjetër i makinës, në rast se nuk ka konsumuar të gjithë kontratën 1- vjeçare të siguracion­it, ka të drejtë të kërkojë pranë kompanisë, ku ka nënshkruar kontratën, kthimin e primit. Sipas Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, pronarit të ri të automjetit, sipas rregullave të reja, i hiqet e drejta të mbajë kontratën e vjetër të siguracion­it, pra, duhet të lidhë një kontratë të re.

RREGULLAT E REJA TË SHITJES

Rregullat e reja për siguracion­in e makinës në rast shitjeje parashtroh­en në projektlig­jin e ri të siguracion­it për mjetet motorike. Drafti është duke u konsultuar me grupet e interesit dhe ministritë e linjës dhe shumë shpejt pritet t’i kalojë për miratim Parlamenti­t. Ndryshimet janë përfshirë në nenin 25 të projektlig­jit ku parashikoh­et që, kur ndryshon pronësia e makinës gjatë periudhës së siguracion­it, të drejtat dhe përgjegjës­itë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pra, e thënë ndryshe, në rast se makina shitet, pronari i ri nuk mund të qarkullojë me siguracion­in e vjetër. Me rregullat e reja, siguracion­i digjet dhe pronari i ri i makinës duhet të lidhë një kontratë të re. Aktualisht, në rast se një makinë shitet dhe kontrata 1vjeçare e siguracion­it është konsumar për 6 muaj, blerësi mund të qarkullojë me siguracion­in e vjetër për pjesën e mbetur të kontratës. Pas hyrjes në fuqi të projektlig­jit, rregullat për shitjen e makinës do të ndryshojnë. Siguracion­i i vjetër do të digjet, pra, nuk mund të përdoret nga pronari i ri i makinës. Por pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë pranë kompanisë së siguracion­it kthimin e parave për pjesën e mbetur të kontratës së siguracion­it. “Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcion­ale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”, thuhet në projektlig­j.

TARIFAT E REJA

Edhe tarifat e siguracion­it të makinave pritet të ndryshojnë. Në draftin e ri parashikoh­et zbatimi i sistemit bonus- malus për siguracion­in e makinave. Sistemi parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori, është vendosur edhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidentev­e të çdo shoferi do të ndryshojë edhe çmimi i siguracion­it. Sipas këtij sistemi, parashikoh­et që të gjithë shoferët si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit, të regjistroh­en në klasën e 13- të, ose siç njihet ndryshe klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1". Për klasat nga 1 në 12, koeficient­i do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania