Panorama (Albania)

Gabon Mesi, Argjentina bën “blof”

Barazim mes bardhekalt­ërve dhe Islandës që ndalin në debutim Sampaolin

-

Një debutim "flop" për Argjentinë­n e akoma më shumë për Leo Mesin, që në minutën e 54- t gabon një penallti që vlente tri pikë.

"Seleçion" e nis kështu Botërorin, me një gol të Agueros që dukej fillimi i një aventure të bukur, i barazuar menjëherë nga Islanda me Finbogason. "MUR" ISLANDEZ - Botërori është lodhje, përpara së gjithash. E nuk është diçka e re. Mundi i shfaqur nga Franca në orarin e drekës ishte një lloj "prologu" për vuajtjet që do pësonte Argjentina kundër islandezëv­e. E kuptoi shumë shpejt Leo Mesi, i rrethuar kudo kalonte në fushë nga dytre kundërshta­rë. Moduli 4- 51 i Islandës shndërrohe­t shpesh në një 4- 6- 0 me sulmuesin që kthehet për të rikuperuar topin në limitet e zonës ( së tij...). 4': AVANTAZH, BARAZIM - Goli i Agueros në minutën e 19- të është një zotësi personale e sulmuesit në zemër të zonës kundërshta­re: top "i pisët", me shpinë nga porta, goditje me kthesë që përfundon drejt e në këndin e kuadratit. Duket sikur ky episod do hapte "murin" islandez, por këtu vjen edhe gabimi i "Seleçion", aq e pasur me fantazi e goleadorë, po aq e varfër nga talentet në mbrojtje: pas vetëm 4' nga goli i avantazhit, Bjarnason e Halfredson kri- jojnë hapësirë mes Otamendit e Rohos për goditjen e thjeshtë të Finbogason. Me të parë rezultatin në barazim, Mesi i vihet punës: vrapon në gjithë

fushën, tenton të gjejë korridore minimale për të shërbyer shokët e skuadrës. Por, hapësira është ajo që është dhe presioni është i lartë. Për më shumë, Bilja e Maskerano duhet të përballen me forcën muskulore që kanë përballë, me pasime banale e të nxituara: kështu Argjentina vazhdon të përplaset me "murin". Deri në pushim.

"DËNON" LEO - Bilja i lë vendin Banegës pas nëntë minutash me kthimin nga dhomat e zhveshjes. Nuk është dita e Leo Mesit dhe shansi i humbur në të 54- t është prova: Meza fiton një penallti, i shtyrë nga Magnuson dhe për "Pleshtin" është rasti i duhur për t'u shfrytëzua­r si di ai. Por, e majta e argjentina­sit në ditën e parë moskovite ngjason me një fllad që Haldorson grushton pa qenë nevoja të mundohet. Në gjashtë minutat e fundit është momenti i Gonzalo Higuain: del nga fusha Meza, brenda juventini, në kërkim të një aksioni- gol për të siguruar tri pikët. "Versioni" i Mesit, pasi humbet penalltinë, ngjason me pamjen e një gjahtari që nuk gjen prenë ( portën) dhe loja në fragmentet e fundit zhvillohet në një gjysmëfush­ë të vetme ose më saktë në një zonë: atë të Islandës. Që, në fund, siguron një barazim "heroik".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania