Panorama (Albania)

PD pret Ramën me protesta në Dibër, deputetja e PDIU kalon me grupin e PS

Nisin punimet për Rrugën e Arbrit

-

Deputetja e PDIU- së për Qarkun e Dibrës, Reme Lala, deklaroi dje kalimin e saj me Grupin Parlamenta­r të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj para qytetarëve të Peshkopisë në prani të Kryeminist­rit Rama, Lala dha arsyet pse kërkon të bëhet pjesë e PS- së. “Në këtë vit të parë për mua si deputete, kam mundur të kuptoj se nuk janë të gjithë njësoj, siç duken nga televizori. Unë u kam thënë dibranëve që unë nuk kam parti, partia ime është Dibra. Nuk bëhem pjesë e lojërave politike. As unë nuk jam më e mira, por më të mira kam parë disa në partinë tuaj. Sot në sy të dibranëve dhe tuajin, po ju them se dua të bashkohem me më të mirat dhe më të mirën Partinë Socialiste që nuk është më e mira, por më të mirë vërtetë nuk kemi parë. Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën, Eglantina Gjermenin dhe Lindita Nikollën”, tha Reme Lala dje në Dibër. Deputetja e çamëve, Reme Lala, e falënderoi Ramën pë premtimin e mbajtur për Rrugën e Arbrit. “Gjithmonë zemrën peshë ke për të na e mbajtur me këto surpriza zoti Kryeminist­ër. Kjo është rruga e ëndrrës së çdo dibrani. Gëzimi i madh sot edhe për Dibrën e Madhe, ne këtej dhe vëllezërit e motrat tona andej kufirit. Në këtë shesh ku jemi sot, në çdo fushatë të çdo partie, Rruga e Arbrit ka qenë kryefjala e premtimeve dhe pas zgjedhjeve, kryefjala e zhgënjimev­e. Faleminder­it Edi Rama se ma shpëtove mandatin. Bravo të qoftë se përsa i përket Dibrës, i shpëtove nderin politikës, qeverisë dhe vetes”, tha Reme Lala. Por ajo deklaroi se do t’i bashkohet Grupit Parlamenta­r të PS- së bashkë me kolegen e saj, Elena Xhina, deputetja çame e Elbasanit. “Edhe ajo si unë ka ardhur në Kuvend jo nga tepsia e një partie”, tha Lala. Por disa orë më vonë, deputetja e PDIU- së në Elbasan, Elena Xhina, sqaroi se nuk ka kaluar te PS. “Meqenëse mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në Grupin Parlamenta­r te PS- së, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishm­e që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!”, shkruan Xhina në “Facebook”. Xhina zuri vendin e Bujar Muçës, pasi ky i fundit u detyrua të lërë mandatin. Pas marrjes së mandatit të deputetit, Reme Lala pati deklaruar se do të bashkëpuno­nte me Kryeminist­rin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. “Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për qytetarët e mi do t’i bashkëngji­tem vullnetit të shqiptarëv­e për t’i dhënë timonin shqiptarëv­e. Bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë Rrugën e Arbrit. Nëse kjo nuk ndodh, do të djeg mandatin. Gjatë fushatës kam premtuar bashkëpuni­m me qeverinë, kushdo qoftë në pushtet, për ndërtimin e Rrugës së Arbit, e cila është jetike për banorët e Dibrës. Duke parë vullnetin e shqiptarëv­e, nga Dibra u dhashë mesazhin banorëve, se do të bashkëpuno­j me qeverinë, për të përmbushur premtimet që iu dhashë. Rruga e Arbrit nuk mund të ndërtohet nga shoqata, por vetëm me mbështetje­n e qeverisë dhe Kryeminist­rit”, u shpreh deputetja Lala.

 ??  ?? Deputetja e re e PS, Reme Lala
Deputetja e re e PS, Reme Lala
 ??  ?? Elena Xhina
Elena Xhina
 ??  ?? Reme Lala
Reme Lala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania