Panorama (Albania)

Përplasja me artistët, Rama do lërë dhe grimcat e fundit të legjitimit­etit

- EDI LESI

Përplasja mes qeverisë dhe artistëve është një betejë moralisht e fituar që në krye nga njerëzit e teatrit. Kjo, jo ...

... thjesht se simpatia për aktorët është e padiskutue­shme. Jo vetëm se ka dhe adhurim për ta, për thinjat e tyre, për disa portrete të vuajtura, për ca që vishen fare modestisht, çka tregon se ata nuk kanë vjedhur e, për fat, njerëzit ende kanë respekt për ndokënd që nuk është hajdut. Përtej kësaj, çështja është fare e qartë. Qeveria, ose më saktë Edi Rama, është nisur për të bërë biznes. Ka vetëm interesa tregtare e financiare, për truallin më të çmuar në Shqipëri, për tokën më të shtrenjtë që, sipas projektit të tij, sjell fitime marramendë­se. Kuptohet, Rama i ka bërë të gjitha llogaritë, ka gjetur oligarkun, e di sa fitohet, si ndahen, çdo gjë është e qartë për të. Pra, kjo është njëra palë. Pala tjetër, janë Robert Ndrenika me shokë që mbrojnë me qëndrime parimore teatrin, që duan të ruajnë historinë, kërkojnë të mbajnë të paprekur aq lavdi sa ka prodhuar skena më prestigjio­ze e këtij vendi.

Pra, çdo gjë, argumentet, rezistencë­n e kanë të veshur me vlera.

Dhe, kur këto dy palë përplasen, sigurisht askush nuk zgjedh tregtarin e paskrupull­t që kërkon të abuzojë me pushtetin dhe me një pasuri publike, për të bërë edhe më shumë para. Nuk bëhet askush me këtë soj, se ky është tamam ai mujshari që dhunon, që merr nëpër këmbë, që nuk llogarit askënd.

Është kjo arsyeja, pse shumica dërrmuese e njerëzve janë me artistët. Me viktimën në këtë rast, viktimën e një plani aspak artistik, por thjesht e vetëm financiar.

A ka kjo shumë vlerë? Sa çmohet fakti se të gjithë janë me artistët, janë solidarë me ta. Edhe në heshtjen e tyre.

Në ambientin tonë, ku qeveria është shurdhe, nuk dëgjon po sheh vetëm interesat e veta, pak peshon ana morale. Po të jetë për opinion publik, debat etik, marrja e një konsensusi, pyetja e qytetarëve, e cilësi të tjera si këto, Rama nis dallëndysh­en e tij dhe teatri kthen këmbët përpjetë brenda ditës.

Çka e ka frenuar pak, është vendosmëri­a që kanë treguar njerëzit e skenës.

Nuk kanë bërë fajde as blerja e disave, as pikëllimi i thellë që paska Rama se aty aktorët mund të sëmuren. Asgjë nga këto nuk ka ngjitur. As, gjasme, dëgjesat, konsultat. Kanë dështuar ndërmjetës­it. Dhe kanë dështuar se s'kanë me vete asnjë grimcë morali. Gjithkush e di, se aty s'kemi të bëjmë me idenë e ndërtimit të një teatri të ri. Por kemi të bëjmë me një nga aferat më të mëdha, ndoshta, të këtyre viteve, një biznes qindra milionë eurosh. Një projekt që e kalon automatiki­sht në vend të dytë edhe vetë Ilir Beqajn e pazaret e tmerrshme me shëndetësi­në.

Edhe po të ishin ditët e para të qeverisjes, çdokush do të besonte më shumë Ndrenikën, Çim Xhepën, Bujar Asqeriun, sesa Edi Ramën, Veliajn apo Kumbaron.

Sot, pas 5 vitesh ku qeveritarë­t kanë shkëlqyer me abuzimet, vjedhjet, hajdutërit­ë dhe ndarjen e pasurisë së vendit me 10 oligarkë, s'ka dyshim që askush s'do harxhonte asnjë minutë për argumentet e tyre përballë artistëve.

Në këto rrethana, Edi Rama mund ta marrë teatrin e të bëjë parkun me kulla që ka në mendje, po aty do të lërë përfundimi­sht çdo grimcë legjitimit­eti që mund t'i ketë mbetur dhe zor se gjen patericë për të qëndruar më për të mbajtur pushtetin, pasi do të damkoset më keq se asnjëherë tjetër para një grupi njerëzish me epërsi të theksuar morale.

 ??  ??
 ??  ?? Nga protesta e artistëve
Nga protesta e artistëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania