Panorama (Albania)

Hipoteka dhe ALUIZNI, 25 punonjës për ndjekje penale

“Nga hipotekat dhe ALUIZNI nga 16 prilli deri më 30 maj”

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha dje se janë çuar për ndjekje penale 25 punonjës të administra­tës publike, përkatësis­ht të ZRPP dhe ALUIZNI- t.

Gjatë një takimi llogaridhë­nës, të turit “Puna për Shqipërinë që duam”, Gjonaj tha se këto denoncime janë bërë vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsion­it. “Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra, në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe ALUIZNI- t. Pra, vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistrue­sit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”, ka deklaruar ministrja Gjonaj, gjatë takimit që pati me banorë të Orikumit. Në rolin e Koordinato­res Kombëtare Antikorrup­sion, Gjonaj është ndalur në veçanti në përbërjen dhe funksionim e Task- Forcës antikorrup­sion, duke thënë: “Një ndër me- kanizmat që është ngritur për të kapur dhe për të luftuar rastet e korrupsion­it është pikërisht Task- Forca kundër korrupsion­it. Task- Forca ka në përbërje të saj Drejtorinë e Antikorrup­sionit pranë Kryeminist­risë, Agjencinë e Prokurimev­e Publike dhe një sërë drejtorish apo agjencish të tjera, të pavarura, të cilat të gjitha së bashku, në mënyrë ndërinstit­ucionale do të bëjnë të mundur, që të gjitha zyrat e shtetit ku ofrohet shërbim, të kapin rastet abuzive të kryera nga punonjësit e Administra­tës Publike”. Ministrja e Drejtësisë u ka kërkuar banorëve që jo vetëm të mos pranojnë të japin ryshfet, por të denoncojnë çdo rast kur punonjësit e administra­tës u kërkojnë shpërblim për shërbimet publike që ua garanton shteti pa pagesë. “Ju lutem, mos pranoni të jepni ryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe personalis­ht: Denoncojin­i rastet e korrupsion­it. Nuk tolerohet as edhe një”, është shprehur ministrja Gjonaj. Reforma e pronës, për të cilin kishte një interes të veçantë nga banorët, është një tjetër prioritet i Qeverisë. Ministrja i ka siguruar banorët se brenda mesit të vitit 2019 do të regjistroh­en të gjitha titujt e pronësisë që lidhen me tokat bujqësore dhe po ashtu do të ngrihet Agjencia e Integruar e Tokave. “Kështu, qytetarët nuk do të sorollaten më nga njëra zyrë në tjetrën për legalizimi­n dhe për regjistrim të shtëpive të tyre, por do jetë Agjencia që do kujdeset për dokumentac­ionin e nevojshëm”, është shprehur Gjonaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja Etilda Gjonaj, dje me banorë të Orikumit
Ministrja Etilda Gjonaj, dje me banorë të Orikumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania