Panorama (Albania)

Rama inauguron fillimet e punimeve të Rrugës së Arbrit

Protesta e opozitës, kreu i qeverisë: Si çingijet e filmit “Koncert në vitin 1936”

-

Kryeminist­ri Rama ka inauguruar dje në Peshkopi dhe Klos fillimet e punimeve të Rrugës së Arbrit, të marrë me koncesion nga kompania “Gjoka Kontruksio­n”.

Gjatë fjalës së tij, Kryeminist­ri ka shpjeguar se ku ndryshon ky projekt nga ai që nisi qeveria e Partisë Demokratik­e. “Sipas projektit të mëparshëm,- tha Rama,rruga do të ishte si një gjarpër, që rrotullohe­j e rrotullohe­j në pjerrësi ekstreme dhe zona malore me lartësi të pastudiuar aty ku janë ngricat gjithë kohën, në mëshirë të rrebesheve dhe pa mbrojtje skarpatesh, njëlloj si Rruga e Kombit, që ka sot 37 pika rreziku për jetën”. Kryeminist­ri theksoi se me projektin e mëparshëm do të kishim 300 milionë euro borxhe për ta bërë këtë arterien jetike një shteg në mes të dy anëve që do të ngeleshin siç janë sot si në kohën e rrugëve të karvanëve. “Kështu desh e pësoi edhe Klosi, ku sot ne do të shkojmë për punimet. Njësoj si në Tiranë, segmenti Maqellarë- Bllatë, ishte jashtë projektit dhe Klosi i ngratë. 300 milionë euro për ta lënë Rrugën e Arbrit pa Tiranë, pa Maqellarë, pa Klos dhe pa doganë”, vijoi Kryeminist­ri Rama. Ai garantoi se Rruga e Arbrit, në projektin që filloi dje, do të kushtojë më pak dhe do të jetë e një kategorie më të lartë, më poshtë në nivel dhe me mbrojtje në tërë gjatësinë e saj. “Do të ketë tunele më të gjatë e në standardet më rigoroze nga 2.6 në 3.2 km me gypat e standardiz­uar dhe ata të emergjencë­s; do të plotësohet me të gjitha segmentet, do të ndërtojmë degëzimin e Klosit dhe Maqellarë- Bllatë; do të mirëmbajë gjithë veprën dhe tunelin për 10 vjet, dhe monopati i torturës prej 118 kilometras­h, sot është 69 kilometra”, tha Rama. Rruga e Arbrit kushton sot, me gjithë mirëmbajtj­en për 10 vjet dhe operimin e tunelit, 250 milionë euro”, deklaroi Kryemi- nistri. Një banor i Dibrës, i cili jeton tashmë në Durrës, mori fjalën dje në takimin e Kryeminist­rit me banorët duke propozuar vënien e emrit Edi Rama, Rrugës së Arbrit. Ai i kërkoi Bashës dhe Kryemadhit që të votojnë në Parlament këtë propozim. “Quhem Ramiz Loka, jam 90 vjeç dhe banoj në Durrës. Kemi mbetur këtej dhe andej me shpenzime të mëdha, rrugëtime 5 orë. Na preu në besë Sali Berisha, e filloi rrugën dhe në fund kaloi prej nesh dhe doli në Elbasan. Kjo rrugë për Dibrën nuk ka kusur më, na sjell Tiranën në derë. Falënderoj Kryeminist­rin që na bëri këtë vepër pas 20 e ca vjetësh. I propozoj kësaj ministrje ( Olta Xhaçkës) të shkojë në Parlament dhe të propozojë në emër timin: Rruga e Arbrit të jetë e Edi Ramës, me emër të Edi Ramës. Ftoj Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, janë dibranë, të votojnë për këtë propozim që bëj unë. Nëse nuk votojnë, ata nuk janë dibranë”, u shpreh qytetari dibran. Gjatë qëndrimit të Ramës në Peshkopi, përfaqësue­s të PD- së lokale dhe deputeti Gjunkshi protes- tuan kundër qeverisë. Kryeminist­ri i krahasoi protestues­it e PD- së me personazhe të filmit “Koncert në vitin 1936”. “Kur po vija këtu pashë nja 20- 30 veta, ata të shkretë nuk kanë faj se kishin dhe një deputet atje në krye njësoj si çingijet e filmit “Koncert ne vitin 1936”. Rama ik! Rama ik! Edhe Saliu, ma çoi Olta, kishte nxjerrë fotografi: Dibra e pret me protesta narko…, ku e di unë. “Koncert ne vitin 1936”. Vetëm se ky ia merr të keqen Albert Vërrisë se ky është 1000 herë më qesharak se roli i Albert Vërrisë dhe këto çingijet e veta janë 1000 herë më qesharake se çingijet e Albert Vërrisë, që dalin nëpër cepa dhe i japin skapamento­s me atë fuqinë motorike që i ka ngelur Saliut dhe iu duken ato të skapamento­s sikur janë bomba”, ironizoi Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania