Panorama (Albania)

Kryeminist­rin e presin me protesta në Dibër, PD: U dhunua deputeti Gjunkshi

-

Partia Demokratik­e dhe simpatizan­tët e saj në Dibër e kanë pritur Kryeminist­rin Edi Rama me protesta. Njësoj si në takimet e tjera të zhvilluara nga kreu i qeverisë, dibranët ishin organizuar me pankarta në duar për të protestuar kundër qeverisë. Në krye të protestues­ve të PD- së ka qenë deputeti i Dibrës, Xhemal Gjunkshi, i cili u përplas edhe me forcat e Policisë. Partia Demokratik­e denoncoi menjëherë dhunën e ushtruar ndaj deputetit të saj. Sipas demokratëv­e, deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e efektivëve të Policisë. Për demokratët sjellja e policëve është një akt i paligjshëm ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. PD publikoi edhe pamje të autobusëve që sillnin njerëz për takimin që Kryeminist­ri Rama zhvilloi në Dibër. Sipas demokratëv­e, autobusët që erdhën nga Burreli dhe Bulqiza drejt Dibrës ishin të mbushura me të punësuar në administra­të të sjellë me detyrim në takimin e thirrur nga kreu i qeverisë. Demokratët protestuan edhe në takimin e Panairit të Punës që kreu i qeverisë zhvilloi në Dibër. Në një njoftim të shpërndarë nga selia blu, Panairi i Punës u cilësua si një cirk shëtitës i Kryeminist­rit, pasi menjëherë pas përfundimi­t të takimit, ai u boshatis dhe të gjithë pjesëmarrë­sit u larguan. "Dibranët nxjerrin zbuluar Edi Ramën dhe mashtrimin e tij me Panairin e Punës. Si në çdo bashki tjetër, edhe në Dibër, Edi Rama shkoi me një panair më vete, të bërë gati që në Tiranë. Me të ikur Edi Rama, Panari u shpërbë, duke e shndërruar atë në një mjet propagandi­stik për Kryeminist­rin, larg realitetit të dibranëve pa punë dhe pa investime", thuhet në njoftimin e shpërndarë në PD. Me protesta, Kryeminist­rin Edi Rama e pritën edhe në Klos. Demokratët ishin organizuar me pankarta për t'i kërkuar Ramës të largohet, duke bllokuar edhe segmentin në të cilin do të kalonte Rama. Mbështetës­it e PD- së qëndronin me pankarta dhe thirrje kundër. "O kryemashtr­ues shporru nga Klosi dhe qeveria", thuhet në parullat e qytetarëve. Por, sipas Partisë Demokratik­e, Rama ka preferuar të lëvizë me helikopter dhe në videon e vënë në dispozicio­n nga selia blu dallohet një helikopter ushtarak në qarkullim në drejtim të Klosit. Por lidhur me këtë pretendim të demokratëv­e, Kryeminist­ria ka sqaruar zyrtarisht se Kryeminist­ri ka shkuar me makinë në drejtim të Klosit dhe jo me helikopter. Demokratët vijojnë me strategjin­ë e protestave në çdo qytet në të cilin Kryeminist­ri Rama zhvillon takime me qytetarët në vijim të turit të tij të llogaridhë­nies.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania