Panorama (Albania)

Largimi i dy deputeteve, Idrizi: Kanë qenë kandidate të PDIU, kaluan me PS pas zgjedhjeve

-

Kryetari i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, i cilësoi lajme të vjetra largimet e dy deputeteve nga forca e tij politike në drejtim të Partisë Socialiste. Përmes një reagimi në "Facebook", Idrizi sqaroi se deputetet Reme Lala dhe Elena Xhina thjesht kanë garuar nën siglën e PDIU- së, pasi prej kohësh kanë deklaruar se janë me PS- në. "Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qenë thjesht kandidatë të PDIU- së, sepse janë deklaruar me PS- në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtari­në tonë politike për zgjidhjen e "çështjes çame". "Çështja çame" na bashkon dhe na ndan me këdo ... si një kauzë jo vetëm e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijve", thuhet në reagimin e PDIU- së, të shpërndarë edhe nga kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi. Largimin e deputetëve të dalë në zgjedhje nga sigla e PDIU- së drejt maxhorancë­s, Idrizi e paralajmër­oi që nga Këshilli Kombëtar i kësaj force politike, i zhvilluar një javë më parë. Sipas Idrizit, ka pasur një strategji të mirëfilltë për t'i lënë çamët jashtë Parlamenti­t të Shqipërisë në këtë legjislatu­rë. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDIU- së ra në sy mungesa e tre deputetëve të Parlamenti­t të zgjedhur nën siglën e kësaj force politike. Idrizi deklaroi se çamët janë të papërfaqës­uar në Parlament. "Pas një viti që u krye ai turp që guxuan t'i quajnë zgjedhje, pasojat e së cilës e mungesën e një vizioni në ekonomi apo sherrin politik për kanabizimi­n e shoqërisë po i vuajmë përditë, unë jam i bindur se kemi pasur të bëjmë me një strategji të mirëfilltë për të lënë Çamërinë pa përfaqësue­s në Kuvendin e Shqipërisë", tha Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania