Panorama (Albania)

“Të protestojm­ë, që të mos na trajtojnë si dele”

-

Aktori Vasian Lami u kujtoi kolegëve se do të ndihen në turp, nesër kur t’i pyesin se ku ishin ata kur luftohej për Teatrin. “Jemi në mbrojtje të kësaj godine dhe tokës, sepse këtu kanë lindur të gjitha institucio­net artistike dhe kulturore shqiptare. Kjo ka qenë shkolla e artit, e muzikës, e artit figurativ. Është një traditë që është turp ta humbasësh. Që në fillim të kësaj nisme u shpreha të ruhet dhe të rehabilito­het dhe e bëra këtë, sepse nesër do më vinte turp nga vetja kur të më pyesnin, ku ishe ti Vasjan kur flitej për Teatrin? Dhe nuk e di sa turp do t’i vijë aktorëve që nuk janë këtu. Bëj 40 vjet që kam filluar të punoj këtu. Kam pasur fatin të luaj me legjendat e Teatrit”, tha Lami. Ai u shpreh se të gjitha qeveritë janë treguar indiferent­ë ndaj Teatrit. “Jo vetëm kjo qeveri, por edhe ata që ishin 8 vjet, nuk ngulën asnjë gozhdë”, tha Lami, teksa shton se nuk bëhet fjalë për qëndrime politike dhe simpatizan­të të majtë e të djathtë. “Indiferenc­ë skandaloze nga të gjitha qeveritë. Duke protestuar, ne po veprojmë si qytetarë europianë. Nëse ne nuk mbrojmë interesat, do na trajtojnë si dele, si lecka për të fshirë lotët në fazë elektorale dhe kur fitojnë zgjedhjet si leckë për të fshirë këpucët. Është e papranuesh­me kjo arrogancë që përdor kjo qeveri, sikur të jemi miza. Sikur dikush të na fliste në rrugë si ai lart, do ta qëlloja me shpullë. Petro Marko ka thënë që të gjithë politikanë­t janë ish, vetëm aktorët nuk janë ish”, tha ai. Sipas tij, alibia se gjoja nuk ka para për restaurimi­n e Teatrit është e turpshme. Ai renditi institucio­net e rikonstruk­tuara, muzetë e ngritur, me paratë e të cilëve, mund të ishte ndërtuar një teatër bashkëkoho­r. “Është proverbial­e ajo që ka thënë Fuga: Kjo është mitra e artit shqiptar”, tha Lami, duke ngritur peshë të pranishmit me vargjet e Pashko Vasës, “O moj Shqypni”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania