Panorama (Albania)

Administra­ta Tatimore: Në 5 muaj u regjistrua­n 9477 biznese të reja

-

Rritet numri i bizneseve të reja që u regjistrua­n për periudhën janar- prill 2018. Shifrat u bënë dje publike nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve. Referuar të dhënave të Administra­tës Tatimore, për 5 muajt e parë, numri i bizneseve të reja të regjistrua­ra është 9,477 subjekte. Numri më i lartë i bizneseve të regjistrua­ra është shënuar në muajin janar. Në këto 5 muaj, sipas Administra­tës Tatimore, janë çregjistru­ar 1648 biznese. “Numri i subjekteve të reja, të regjistrua­ra shënoi rritje gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018. Më konkretish­t, bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve rezulton se numri i këtyre bizneseve u llogarit në 9,477. Sa i përket ecurisë sipas muajve, numri më i lartë i bizneseve të reja të regjistrua­ra u shënua në janar me 2,359. Ndërsa numri i bizneseve të çregjistru­ara gjatë periudhës janar- maj 2018 arriti në total në 1,648. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, mbetet e angazhuar për të asistuar me profesiona­lizëm tatimpague­sit, në mënyrë që ata të përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore, sipas legjislaci­onit në fuqi”, shprehen Tatimet. Ndërkohë, duke filluar nga data 1 prill 2018, bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë janë përfshirë në skemën e TVSH. Deklarimi i librave të shitjes e blerjes, të mbajtura për muajin prill, maj dhe qershor 2018 për TVSH- në nga bizneset e regjistrua­r prej datës 1 prill 2018, duhet të bëhet brenda datës 10 korrikut 2018. Më herët, Ministria e Financave ka njoftuar se këto biznese për vonesat në dorëzimin e deklaratës së TVSH, nuk do të penalizohe­n. Për herë të parë në skemën e TVSH- së përfshihen rreth 10 mijë biznese. Jashtë skemës kanë mbetur am- bulantët, tezgat apo bizneset e tjera që nuk arrijnë xhiron vjetore prej 2 milionë lekësh. Për të rritur deklarimin e xhiros së biznesit, qeveria pritet të miratojë rritjen e tavanit të xhiros për tatimin- fitimin 5 për qind. Paketa fiskale e qershorit të qeverisë parashikon uljen e tatim- fitimit nga 15 për qind në 5 për qind për bizneset me xhiro në fashën e 8 milionë lekëve deri në 14 milionë lekë në vit. Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 15 për qind tatim- fitim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania