Panorama (Albania)

U mori paratë, i riu braktis në rrugë dy klandestin­ët, kapet

I dhanë 100 euro e një laptop për t’i transportu­ar në Tiranë

-

Trafiku i klandestin­ëve nga vendet e Lindjes së Mesme është kthyer në një mundësi për të nxjerrë disa të holla nga kontigjent­ë të krimit, por jo vetëm në Qarkun e Gjirokastr­ës.

Një 25- vjeçar nga fshati Tërbuq është ndaluar, pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi eurosh nga dy emigrantë. Laert Zisi u ka premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta se do t’i transporto­nte në Tiranë me automjetin e tij “Seat Ibiza”, kundrejt një pagese prej 100 eurosh secili. 25- vjeçari Zisi u ka marrë paraprakis­ht 100 euro klandestin­ëve, të cilët i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit”, vetëm 20 km larg qytetit të Gjirokastr­ës. Më pas klandestin­ët janë shoqëruar nga uniformat blu, pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracioni­t. “Panorama” mëson se Lart Zisi i ka gjetur dy shtetasit e huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, pranë Jorgucatit, vetëm 1 km larg Kakavijës, nyja kryesore e kalimit të migrantëve që vijnë nga Janina. Ai u ka premtuar transporti­n për në Tiranë, prej nga dy klandestin­ët nga Pakistani dhe Afganistan­i mund të tentonin kalimin për në Mal të Zi e më pas në vendet e BE- së. Ende mbeten të paqarta motivet e braktisjes së klandestin­ëve nga 25- vjeçari Zisi. Dyshohet se shkak mund të kenë qenë patrullat e kontrollev­e të uniformave blu, të vendosura përgjatë aksit Gjirokastë­r– Tepelenë. Pasi ka braktisur klandestin­ët në Subash, 25- vjeçari Zisi është rikthyer në shtëpinë e vet në fshatin Tërbuq. Dy klandestin­ët janë vënë në ndjekje të tij për të marrë mbrapsht paratë “e grabitura” dhe një laptop, që 25- vjeçari Laert Zisi ua mori në këmbim të transpor- tit. Edhe pse arritën të shkojnë në fshatin e largët, klandestin­ët nuk kanë mundur të gjejnë shoferin mashtrues, ndërsa pak më vonë janë kapur nga shërbimet e policisë, të cilët janë njoftuar për praninë e klandestin­ëve në zonë. Dyndja e klandestin­ëve nga vendet MENA ( Middle East and North Africa, Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut) në pikat hyrëse të kufirit me Shqipërinë ka shtuar edhe rastet e trafikimit të klandestin­ëve. Me gjithë masat e marra nga Policia Kufitare, migrantët dhe refugjatët arrijnë të depërtojnë të ndihmuar edhe nga trafikantë­t. Përgjatë muajve të parë të 2018- ës Policia e Gjirokastr­ës ka goditur 9 raste të trafikimit të klandestin­ëve me 16 autorë, nga të cilët 9 janë arrestuar, 4 të ndaluar, ndërsa 3 ndiqen në gjendje të lirë. Laert Zisi nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Ai është ndaluar tri herë nga Policia e Gjirokastr­ës për përdorim, prodhim dhe shitje të narkotikëv­e, kallëzim të rremë në bashkëpuni­m dhe së fundi për mashtrim. Ai është një tjetër prej të dënuarve, që ka tentuar të arratiset nga Gjykata e Apelit në Gjirokastë­r. Ngjarja është regjistrua­r në korrik të 2015- s kur në atë kohë vetëm 22 vjeç, Laert Zisi dilte para togave të zeza për masën e sigurisë. Ai ishte ndaluar një muaj më parë nga Policia e Gjirokastr­ës, pasi më herët ishte shpallur në kërkim nga Policia për vepra të ndryshme penale. Tentativa e dështuar e arratisjes ndodhi mëngjesin e 15 korrikut 2015. Laert Telo Zisi goditi dy punonjësit e burgut të Tepelenës, të cilët e shoqëronin, duke tentuar të largohej. Tentativa e tij rezultoi e dështuar. Por pavarësish­t dosjes së tij të madhe penale, Laert Zisi nuk ka kryer dënimin e parashikua­r nga ligji. Në rastin më të paktë ai do të duhej të vuante një dënim prej 8 vitesh burg. Ai ra sërish në prangat e policisë, kësaj here për veprën e mashtrimit. Ajo që të bie në sy është fakti se Policia e Gjirokastr­ës nuk ka parashikua­r dënimin e tij për veprën e trafikimit të klandestin­ëve, duke e kufizuar dënimin vetëm në mashtrim, vepër e cila parashikon një dënim me gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania