Panorama (Albania)

Përplasen tri makina, pesë persona të plagosur

Dy prej tyre në gjendje të rëndë, u dërguan në Tiranë

-

LEZHE – Pesë persona mbetën të plagosur, ku dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një aksidenti rrugor ku u përfshinë tre automjete. Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në segmentin e Rrugës së Kombit në Milot. Sipas Policisë, në këtë aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin B. D., një mjet tip “Suzuki” me drejtues shtetasin M. K., dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. T.. Si pasojë e përplasjes së tri makinave janë plagosur pesë persona, të cilët ishin pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident. Dy prej të plagosurve, të cilët kanë marrë dëmtime më të rënda janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerët po marrin mjekim në Spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa Policia ka nisur hetimet. Ndërkohë aksidenti solli bllokim të Rrugës së Kombit për gati 1 orë. Radha e automjetev­e ishte kilometrik­e, ndërkohë për normalizim­in e qarkullimi­t u desh ndërhyrja e Policisë Rrugore. Pas largimit të automjetev­e të aksidentua­ra nga rruga, gjithçka u normalizua dhe lëvizja e automjetev­e vijoi normalisht. “Më datë 17.06.2018, rreth orës 17: 20, në Fushë- Milot, ka ndodhur një aksident automobili­stik ku janë përfshirë 3 mjete, konkretish­t mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. D., mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin M. K. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. T. Për pa- sojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia Rrugore në vendngjarj­e po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti”, bën të ditur Policia. e. h

 ??  ?? Automjetet e përfshira në aksidentin me pesë të plagosur
Automjetet e përfshira në aksidentin me pesë të plagosur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania