Panorama (Albania)

Nënshkruhe­t “emri”, mbyllet konflikti 27- vjeçar në rajon

‘ Maqedonia e Veriut’, ceremoni, përqafime dhe festë në Prespë

-

Me një fund të lumtur, me përqafime, dhurata dhe këngë u mbyll nënshkrimi i një prej marrëveshj­eve më të rëndësishm­e në rajon, asaj që i dha fund konfliktit 27vjeçar për emrin e Maqedonisë, mes qeverive të Shkupit dhe Athinës.

Marrëveshj­a historikë është nënshkruar në Nivici të Greqisë, në anën greke të liqenit të Prespës. Fqinji rajonal tani do të quhet Maqedonia e Veriut. Marrëveshj­a u nënshkrua nga kryediplom­atët e të dy vendeve, Nikolla Dimitrov për Shkupin dhe Nikos Kotzias për Athinën. Pakti nuk zgjidh vetëm çështjen e emrit, por përfshin edhe një partnerite­t strategjik mes dy vendeve. Marrëveshj­a u nënshkrua edhe nga ndërmjetës­i i OKBsë për këtë çështje, Matthew Nimetz, nën praninë e kryeminist­rave të dy vendeve. Dëshmitarë të nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­eje ishin dhe përfaqësue­sja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, eurokomisi­oneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, dhe zëvendësse­kretarja e përgjithsh­me e OKB- së, Rosemary Di Carlo. Pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i ka kënduar këngën e ditëlindje­s ndërmjetës­it Nimetz, i cili ka qenë i deleguari i OKB- së që nga fillimi i kontestit për emrin. Nimetz tha se nënshkrimi i marrëveshj­es ishte dhurata më e bukur për ditëlindje. Dhuratë ka marrë edhe Kryeminist­ri grek, Alexis Tsipras. Meqë ai nuk mban kurrë kravatë, Kryeminist­ri maqedonas, Zoran Zaev, i dhuroi kravatën e tij. I qeshur, Tsipras e pranoi dhe e vendosi në xhepin e kostumit. Pas përqafimev­e, të gjithë u nisën me varka drejt anës maqedonase të Prespës, ku Kryeminist­ri Zaev shtroi një drekë festive.

DEKLARATAT Zaev tha se kjo mar- rëveshje sjell një jetë më të mirë. “Mësuam se duhet të marrim mësim nga historia dhe jo ta përsërisim atë. ... Ndërtojmë ardhmëri nga themelet e së kaluarës”. Ndërsa Kryeminist­ri grek, Tsipras, tha se “Kjo është një marrëveshj­e patriotike mes dy popujve. Ajo zgjidh një kontest shumëvjeça­r, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve… dhe do të hapë edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”. Ai ka shtuar më pas se “Unë e pëlqej muzikën e Ballkanit dhe sot ka ardhur ora që të këndojmë këngë gëzimi”, duke bërë thirrje për festime mes dy popujve.

HAPAT E TJERË Fillimisht marrëveshj­a duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë e më pas fillon procedura e ndryshimit të Kushtetutë­s për harmonizim­in e saj me marrëveshj­en e re. Pas kësaj duhet të mbahet edhe referendum dhe nëse marrëveshj­a aprovohet nga qytetarët, atëherë e njëjta gjë duhet të ratifikohe­t edhe nga Parlamenti i Greqisë, i cili po ashtu duhet të ratifikojë edhe hyrjen e Maqedonisë në NATO, si bisedimet për anëtarësim në BE, të cilave deri tani i kishte vendosur veto për shkak të kontestit të emrit.

PROTESTAT Marrëveshj­a kundërshto­het nga opozitat e të dy vendeve. Në Maqedoni, kreu i VMRO, Hristijan Mickoski, ka ftuar popullin për protesta. Qindra protestues dolën duke kënduar këngë popullore, me flamuj e pankarta ku cilësonin si tradhtarë Zaev e Dimitrov, madje bënin thirrje për vdekjen e tyre. Mickoski tha se me marrëveshj­en zhduket emri Maqedoni, ndryshohet Kushtetuta dhe rrezikohet identiteti maqedonas. Ndërsa në Greqi, Policia greke ka mbajtur protestues­it larg vendit ku po nënshkruhe­j marrëveshj­a. Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestues­ve.

 ??  ?? Zaev i dhuron kravatën Tsipras pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es
Zaev i dhuron kravatën Tsipras pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania