Panorama (Albania)

Macron bashkohet me Conte kundër Merkel

“Të ndryshojnë rregullat, pritja e emigrantëv­e, në Afrikë”

-

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është bashkuar me Kryeminist­rin italian, Giuseppe Conte, në një përpjekje për të reformuar një traktat thelbësor të BE- së mbi migracioni­n, me sa duket duke u distancuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, për refuzimin e shumë azilkërkue­sve. Macron u takua me Conte- n pas një debati mes qeverive të dy vendeve mbi emigracion­in, ku Macron kishte deklaruar se qeveria italiane është e papërgjegj­shme që nuk pranoi në portin e saj një anije me emigrantë, duke e lënë atë në mes të detit derisa u pranua nga Spanja. Por Italia u kundërpërg­jigj duke akuzuar Francën se ka hequr dorë nga detyrimi për të pranuar emigrantët që hyjnë në Itali, siç e kërkon rregullorj­a. Presidenti francez dhe kryeminist­ri italian u takuan për të gjetur një gjuhë pajtimi mes tyre dhe në një konferencë të përbashkët shtypi në Paris, thanë se ata të dy mbështesin idenë e më shumë solidarite­ti brenda Bashkimit Europian lidhur me emigrantët dhe azilkërkue­sit dhe u zotuan për një reformë të Traktatit të Dublinit. Legjislaci­oni kryesor i BEsë parashikon që vendi i mbërritjes është ai që duhet të marrë përgjegjës­inë e emigrantëv­e dhe azilkërkue­sve. Por Macron dhe Conte besojnë se rregulli shër- ben si një rrjetë sigurie për vende si Gjermania, në kurriz të vendeve të Europës Jugore si Italia dhe Greqia, të cilat marrin më shumë azilkërkue­s dhe emigrantë ekonomikë që kalojnë Detin Mesdhe. Gjatë fjalës së tij, Macron kritikoi Angela Merkel, duke e akuzuar Kancelaren gjermane për mosrespekt­imin e rreg- ullave të BE- së: “Franca ka marrë shumë kërkesa për azil nga ata që erdhën për herë të parë në zonën Shengen, por në shumë raste njerëzit u kthyen nga vendet e tjera, kryesisht Gjermania, por edhe vende të tjera të Shengenit. Ndërsa Kryeminist­ri italian Giuseppe Conte tha se, “Rregullat e Dublinit duhet të ndryshojnë... Duhet të konsoli- dohet koncepti i kufirit europian”. Macron dhe Conte ranë dakord për krijimin e qendrave europiane jashtë Europës për të trajtuar kërkesat për azil para se emigrantët të arrijnë Europën, kryesisht në Afrikë. Qëndrimi i Macron për emigracion rrezikon edhe një takim të tij me Kancelaren Merkel, që pritej të mbahej të martën.

 ??  ?? Giuseppe Conte dhe Emmanuel Macron
Giuseppe Conte dhe Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania