Panorama (Albania)

Pronat, ATP hap aplikimet për fondin 13 milionë USD

Lista me emrat e përfituesv­e në të gjithë vendin

-

Në një ditë të vetme, qeveria miratoi kompensimi­n rekord prej 13 milionë USD për pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Me një vendim të drejtorësh së Agjencisë së Pronave, nga dita e sotme, hapet aplikimi për të gjithë pronarët që duan të marrin paratë e kompensimi­t. Bëhet fjalë për tri vendime të qeverisë, së datës 22 maj, ku u vendos legalizimi i shtëpive mbi tokat e zëna, si dhe kompensimi i pronarëve. Gazeta zbardh sot emrat e përfituesv­e në të gjithë vendin, bashkë me procedurën e aplikimit si dhe dokumentet që duhen për të marrë paratë. “Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 18/ 06/ 2018 ( sot) dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuar­a të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën, rruga ‘ Muhamet Gjollesha’, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentev­e përkatëse”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Pronave.

Sipas të dhënave, në vendimin e parë të qeverisë është parashikua­r të kompensohe­n 17,774 m2 tokë e zënë nga ndërtimet pa leje. Pronarët do të përfitojnë 311,3 milionë lekë, ose rreth 3 milionë USD. Në vendimin e dytë kompensohe­n 8,718 m2 tokë e zënë, me një fond prej 35,7 milionë lekësh, ose rreth 350 mijë USD. Ndërsa vendimi i tretë kap një shifër rekord prej mbi 1 miliard lekësh, ose 10 milionë USD. Me këto para do të kompensohe­n 76,535 m2 tokë e zënë nga ndërtimet pa leje. Në total fondi për pronarët arrin në 13.3 milionë USD.

Agjencia sqaron se “subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm”. Gazeta boton edhe tabelën me dokumentet që duhen për të marrë paratë e kompensimi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania