Panorama (Albania)

Gjermania rrezikon Brazilin, Lëv: Tani dua vetëm kualifikim­in

-

Humbja e “pancerave” ndaj Meksikës mund të mos i ketë gëzuar shumë brazilianë­t. Skenarë apokalipti­kë mund të ndodhin në 1/ 8- at nëse Gjermania arrin të kualifikoh­et në vendin e dytë në Grupin F. Kampionët në fuqi të botës mund të përballen me Brazilin që në raundin pasardhës nëse përfundojn­ë të dytët në grupin e tyre. Por Joakim Lëv nuk ndan të njëjtat emocione me tifozët neutralë, që janë elektrizua­r nga një skenar i tillë, kur e pyesin në konferencë­n për shtyp.

Nëse Gjermania renditet e dyta në Grupin F, atëherë rrezikon një përballje me Brazilin në 1/ 8- at. I trembeni?

As që më intereson kjo pjesë. Nuk është raundi i 1/ 8- ave në mendjen time në këto momente. Rëndësi ka ndeshja e radhës dhe përmirësim­i nga ndeshja e parë.

Shumë nga ekipet kampione në fuqi kanë dështuar të kualifikoh­en nga faza e grupeve, 4 vite më pas. Keni frikë se do të përsëritet historia?

Ne nuk do ta vuajmë këtë fat. Do t’ia dalim dhe kualifikoh­emi në raundin tjetër.

Çfarë ndodhi kundër Meksikës? Skuadra dukej në vështirësi të mëdha...

Jemi të zhgënjyer që e humbëm ndeshjen. Në fakt, ne nuk jemi mësuar me një situatë të tillë më parë. Në shumë turne, ne e kemi fituar gjithnjë ndeshjen e parë, por duhet ta pranojmë këtë. Në ndeshjen e radhës mund të ketë pengesa për të kaluar dhe ne duhet të jemi shumë më mirë. Në pjesën e parë përshtypja ishte që nuk ishim aq dinamikë sa jemi zakonisht dhe në dhe në pjesën e dytë nuk pata përshtypje­n se humbëm forcë. Nuk kishte lidhje me mungesën e forcës që ne nuk e përmbysëm dot. Si një lojtar që luan në Botëror duhet ta pranosh presionin. Në pjesën e parë humbëm shumë topa. Në fund nuk bëmë pasimet e duhura, që unë kam parë që di të bëjë kjo skuadër. Pse iu hapi probleme Meksika? Meksika kundërsulm­oi shpejt dhe luajti shumë në thellësi gjatë pjesës së dytë. Ne na duhet gjithnjë të kthenim topin pas dhe prandaj nuk ishim konsekuent në finalizim.

Humels kritikoi taktikën sulmuese tuajën. Keni një përgjigje për të?

Në sulm kemi humbur shumë topa në zonën e penalltisë. Meksika zbriste me tre apo katër futbollist­ë dhe e bënte kundërsulm­in shumë mirë. Ne duhet të provojmë që të finalizojm­ë më mirë. Çfarë do të ndryshoni në ndeshjen e radhës? Ne padyshim që nuk do ta ndryshojmë planin tonë të ndeshjes. Në pjesën e parë, deri në një masë të madhe, lojtarët ktheheshin për të rikuperuar topin në vend që të luanin në thellësi. Nëse nuk jemi më të zgjuar, do ta humbasim topin. Ne duhet të përqendroh­emi te pikat tona të forta.

Të shtunën luani kundër Suedisë dhe një hap tjetër fals do ishte fatal...

Unë jam i bindur se ne do të kemi një reagim. Duhet ta analizojmë atë që shkoi keq në këtë ndeshje dhe mbështetem­i te pikat tona të forta. Në një turne si ky, të humbasësh një ndeshje, mund të ndodhë dhe duhet ta pranosh. Nuk do të çmendemi tani. Do të vazhdojmë të shohim përpara. Nuk ka asnjë arsye për të kaluar në panik. Kemi edhe dy ndeshje për ta korrigjuar këtë rezultat dhe unë jam i bindur se do t’ia dalim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania