Panorama (Albania)

“Luante bixhoz”, gruaja ekzekuton të shoqin me pistoletë në mes të tregut

MILOT, 35- VJEÇARJA VIOLETA DONAJ FLET PAS KRIMIT: ISHTE DHE XHELOZ

- LEZHE/

Luante bixhoz, shpenzonte shumë para dhe ishte xheloz për mua, ndaj dhe e vrava, pasi nuk po gjeja zgjidhje tjetër. E kam qortuar disa herë, por ai nuk i merrte në konsiderat­ë fjalët e mia

Nga Rrësheni në Milot me armën në makinë, 35- vjeçarja ekzekuton bashkëshor­tin me tri plumba.

Si çdo ditë të diel, Kujtim Donaj kishte shkuar në tregun e Milotit për të hapur rrobat e përdorura në tezgën e tij. Por, vetëm pak minuta pasi 42- vjeçari kishte nisur punën, gruaja e tij, Violeta Donaj, 35 vjeçe, pa bërë shumë debat i ka drejtuar pistoletën dhe ka qëlluar mbi të katër herë. Tre plumba i shkaktuan vdekjen e menjëhersh­me babait të dy fëmijëve, ndërsa një plumb i katërt bëri rikoshet, duke shkaktuar panik te tregtarët e tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07: 10 të mëngjesit të së dielës, në tregun e gjësë së gjallë të Milotit. Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes autorja e krimit u ndalua në tentativë për t’u larguar nga një polic i burgut të Shënkollit, i cili u gjend rastësisht pak metra larg vendit ku ndodhi krimi i rëndë. E reja u shoqërua në ambientet e komisariat­it të Kurbinit, ndërsa policia sekuestroi edhe armën e krimit. Nga sa mësohet, çifti Donaj nga Rrësheni punonin çdo të diel si tregtarë në tregun e Milotit, ku kishin një dyqan rrobash të përdorura. Pikërisht në këtë vend ndodhi edhe ngjarja e rëndë, zonë kjo tepër e populluar. Sipas të dhënave, Kujtim Donaj kishte shkuar në Milot gjatë ditës së diel para bashkëshor­tes së tij dhe në momentin e ngjarjes ai po hapte rrobat mbi tezgë për t’i tregtuar. Në atë kohë është afruar bashkëshor­tja e tij, e cila ishte e shoqëruar së bashku me kunatën. Menjëherë 35- vjeçarja ka nxjerrë armën pistoletë, që e mbante në çantë dhe qëlloi katër herë në drejtim të bashkëshor­tit. Ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhersh­me nga plumbat e marrë në gjoks dhe shpatull, ndërsa trupi i pajetë i tij u dërgua për ekspertizë mjeko- ligjore në spitalin e Laçit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n arma e krimit së bashku me 4 gëzhoja. Pas krimit të kryer, 35- vjeçarja ka qenë në një gjendje mjaft të rënduar psikologji­ke dhe fillimisht nuk ka folur asnjë fjalë para oficerëve të policisë për atë çfarë kishte ndodhur. Pasi është qetësuar, oficerët e kanë marrë në pyetje 35- vjeçaren. Ajo mësohet të ketë thënë se e ka kryer krimin për shkak të debateve të vazhdueshm­e që kishte me burrin. “Luante bixhoz, shpenzonte shumë para dhe ishte xheloz për mua, ndaj dhe e vrava, pasi nuk po gjeja zgjidhje tjetër. E kam qortuar disa herë, por ai nuk i merrte në konsiderat­ë fjalët e mia”, mësohet të ketë thënë Violeta Donaj para oficerëve të policisë, të cilët e kanë marrë në pyetje. Nga ana tjetër, ajo nuk ka rrëfyer se ku e ka gjetur armën me të cilën kreu vrasjen e burrit. Por, dëshmia e saj nuk i ka bindur hetuesit, të cilët pritet të marrin në pyetje edhe familjarë e të afërm të çiftit Donaj. Dëshmia e tyre pritet të jetë me mjaft interes, për të saktësuat shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia bën me dije se 35- vjeçarja Violeta Donaj nuk kishte bërë asnjë herë denoncim në Polici për problemet familjare që ajo kishte. Bashkëshor­tët Donaj jetonin në qytetin e Rrëshenit dhe kanë dy fëmijë, 8 dhe 14 vjeç. Në momentin e ngjarjes mësohet se fëmijët ishin në banesën e tyre në qytetin e Rrëshenit.

 ??  ?? Viktima Kujtim Donaj
Viktima Kujtim Donaj
 ??  ?? Violeta Donaj
Violeta Donaj
 ??  ?? Vendi ku u vra 42- vjeçari në tregun e Milotit
Vendi ku u vra 42- vjeçari në tregun e Milotit
 ??  ?? Viktima Kujtim Donaj
Viktima Kujtim Donaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania