Panorama (Albania)

Stefan Çapaliku: Çështja e Teatrit, si në dramën “Arturo Ui”

-

Dramaturgu dhe regjisori Stefan Çapaliku, bëri thirrje që kjo çështje të mos quhet më e Teatrit, por e tokës. Po ashtu ai u kërkoi të pranishmëv­e që të mos e ulin nivelin e diskutimit, duke u mbajtur fort pas parimeve. “Jam autor dramatik dhe e para gjë që më shkon në mendje kur bisedohet për Teatrin, është mënyra se si Bertold Breht nis dramën ‘ Arturo Ui’. Janë disa zotërinj të “Trustit të lulelakrës” që pinë kafe për qejf të vet dhe shfaqet një burrë i panjohur, Arturo Ui, që ka ardhur nga një tjetër qytet, që u thotë që ‘ ju jeni keq, keni probleme dhe keni nevojë për mbrojtje’. Ata shohin njëri- tjetrin se nuk ndihen keq, por ai ngul këmbë që janë keq, madje u prezanton edhe grupin e djelmoshav­e që ka pas vetes me të cilët do t’i mbrojë. Këmbëngulj­a e Arturo Ui- së ngjan si dy pika uji me mbrojtjen që kryetari i bashkisë ofron për Teatrin. Një ditë, aktorët ishin duke bërë punën e vet dhe ai vjen dhe thotë: ju nuk jeni mirë, se unë e di dhe do ju mbroj. Kjo është filozofia si lindin diktaturat. Diktaturat lindin kështu, nga një person që të thotë që kafeja që po pi është e ftohtë dhe unë jam njeriu adapt për ta ngrohur kafen”, u shpreh Çapaliku. Përtej metaforës, Çapaliku u shpreh se “problemi është shumë i thjeshtë. Këtu duhet thënë aleanca për tokën, jo për Teatrin, për tokën! Luftoj që këtej e mbrapa mos përdorni termin Teatër, por termin toka. Nëse ne përmendim termin toka, kemi në dorë kauzën më fatlume për të cilën ia vlen të luftosh, se toka është atdheu dhe nëse del dikush që thotë që ti nuk je mirë në atdheun tënd, është njëlloj si me thanë ti s’je mirë në tokën tënde. Loja politike bëhet parmes gjuhës, fjalës, përmes të cilave njohim dhe matim botën. Nesër- pasnesër do thonë dhe për godinën përballë: ju zoti ministër i Brendshëm nuk ndiheni mirë, keni nevojë për mbrojtje! Dhe nevoja për mbrojtje do shtrihet në të gjitha institucio­net publike të këtij vendi. Ju lutem, mos e ulni nivelin e diskutimit. Kapuni pas parimeve. Parimet na bëjnë të fortë dhe kalorës të fitoreve”, tha Çapaliku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania