Panorama (Albania)

“Spekulimet e qëndrimit në Spanjë, pse nuk kthehem në Shqipëri”

“Diskursi për të kaluarën është një lloj kuriozitet­i ndaj ish- pushtetarë­ve të së shkuarës, pas saj njëlloj përuljeje”

-

që kam pasur me Liri Belishovën. Dëshmitarë nuk ka, ose pothuajse nuk ka, d. m. th mund të ketë ndonjë familjar, por njerëz të tjerë që kanë qenë me të në kohën që ajo ka qenë në pushtet, ata kanë vdekur ose janë njerëz që kanë një qëndrim tjetër, që nuk do t’u pëlqente ky libër dhe që nuk mund të bisedohet me ta. Kështu që, kryesisht, do të bazohet në biseda me të edhe në dokumente. Megjithatë, do të bëj një përpjekje mos gjej ndonjë njeri që e ka njohur në kohë të ndryshme.

Ngaqë kanë mbetur kaq pak njerëz, mendoni se pati kaq pak reagim në momentin që ajo ndërroi jetë?

Nuk e di, mund të jetë kjo që thoni ju, por edhe që për faktin se ajo pati një kundërvëni­e të qartë ndaj atij regjimi, ka njerëz që nuk e duan ose që e bojkotojnë… Edhe elitat e sotshme? Elitat e sotme nuk e di, ndoshta, po të bëja krahasim me persona të tjerë të asaj periudhe që nuk jetojnë më. Pra, nuk mund të jap gjykim.

Sërish i kthehem asaj deklarate, e cila për mua si e rritur në periudhën pas, nuk kanë mbetur shumë dëshmitarë, të asaj periudhe dhe ndoshta në momentin që ne do të vetëdijeso­hemi për të përballur vetën me këtë diskutimin me të shkuarën nuk do të ketë më vërtetësi në trajtimin e saj, ndaj pyetja që kam për ju vjen si një përsiatje filozofike; çfarë ndodh kur jemi brenda shpellës, një shpellë brenda shpelle, ku mundësia për të marrë vesh të vërtetën nga ata që e kanë kaluar do të jetë inekzisten­te?

Shiko, dëshmia ka gjithmonë njëlloj subjektivi­teti, janë këndvështr­ime të ndryshme, por është shkruar për atë periudhë, ka dokumente, problem është sa të gatshëm janë njerëzit dhe sa interes ka sot që t’i lexojnë ato. Besoj se ka material, ata që kanë jetuar në atë kohë, kanë folur. Pastaj këto duhen ballafaqua­r dhe parë me kujdes. Unë sot shoh ose një mungesë interesi, ose një shndërrim të kësaj në sensacion që është e kundërta e historisë. Po e ngjyrosim më shumë se ç’duhet? Jo, por po e shndërrojm­ë në sensacion gazetaresk, duke botuar gjëra të vjetra si lajm i ditës dhe përsëriten sërish si lajm i ditës, sensacione të ditës. Historia ka një gjë, ka një kontinuite­t, ndërsa gazeta është e kundërta, gazeta merr copa, është fragmentar­e, çdo ditë jep një lajm, njëlloj sikur t’i nxjerrësh gjërat jashtë kontekstit. Kur shohim aktualitet­in që japin gazetat, aty ka kontekst, ndërsa nga e kaluara ne marrim copa, është krejtësish­t e kundërta me metodën e historisë. Pse mendoni se ndodh ky “anapullim”? Mendoj për shkak të asaj çfarë ka ndodhur, ndodh edhe kjo. Janë ngatërruar gjërat keq edhe përcillen nga një brez në tjetër po aq keqazi.

Duke dashur t’i shpëtoj klisheve të mbylljes së intervista­ve, por më duket se do të bie sërish pre e saj, do të doja ndoshta prej jush një këshillë për studentët, mbas 5 javësh që ndatë me ta.

Këshillat do më dukeshin pak si paternalis­te, mund të thosha sugjerim. Po mendoj se do ishte mirë që studentët, po sidomos studentët e humanitete­ve ose të shkencave sociale të mos mbeten vetëm në programin e tyre, por, nëse gjejnë kohë, të shkojnë dhe të dëgjojnë leksione nga fakultete apo departamen­te të tjera, që mund të jenë plotësuese. Ashtu do ta kuptojnë më mirë edhe lëndën e tyre. Për këtë duhet të mungojnë, duke lënë ndonjë orë dhe duke hyrë në lëndë të tjera. Mendoj se do t’i bënte mirë. Tjetra është se janë të rinj, duhet të shijojnë jetën! Megjithëse ata ndoshta nuk kanë nevojë për këtë se duhet ta dinë më mirë se unë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania