Panorama (Albania)

Një shfaqje e shëmtuar e qeverisjes propagandi­stike në Dibër

- PREÇ ZOGAJ

Ndërsa po rrumbullak­os vitin e pestë në krye...

të qeverisë, aEdi Rama njoftoi fundjavën e shkuar fillimin, sipas tij, të një vepre të rëndësishm­e, që mund të konsideroh­et edhe e madhe, siç është Rruga e Arbrit, e cila do të lidhë Peshkopinë me Tiranën.

Aq të varfër e ka Rama bilancin e veprave me peshë në këto pesë vite të qeverisjes së tij, aq pak investime të rëndësishm­e ka për të treguar në krahasim me qeveritë paraardhës­e demokratik­e apo edhe socialiste, aq shumë e vuan mesa duket këtë fakt dhe aq i varur është bërë nga “esencat” e qeverisjes propagandi­stike të llafeve të mëdha e punëve të vogla, sa siç ka ndodhur shumë rrallë në Shqipëri dhe siç nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë në Europë, ai e shpalli fillimin, sipas tij, të Rrugës së Arbrit në një miting në qytetin e Peshkopisë! Dhe foli me fraza të fryra dhe me tone triumfalis­te që do të tingëlloni­n te ekzagjerua­ra dhe pa shije, edhe po të ishte duke përuruar mbarimin e rrugës.

I gjithë turi i Ramës dhe shpurës së tij në Dibër ishte konceptuar si një shfaqje propagandi­stike, që kishte si qëllim kryesor të bënte plaçkë politike në Dibër. Politikanë­t i kanë kurdoherë këto qëllime, është e natyrshme. Por ata duhet të respektojn­ë qytetarët në mënyrën si sillen e si flasin, të jenë logjikë, realistë, modestë, sidomos në një vend të vogël dhe me një mijë probleme, siç është vendi ynë. Është shfaqje respekti për qytetarët e thjeshtë të mos i shohësh ata si piedestali­n e përmendore­s tënde, të mos lejosh mendje të prishura që nga koha e komunizmit të ngjiten në tribunë dhe të thurin himne për ty, të mos gënjesh, të mos mohosh punën e paraardhës­ve, të kesh fuqinë ta çmosh aq sa është, sepse gjithkush vë gurin e tij sipas radhës në ngrehinën e zhvillimit. Në të kundërtën, gjithçka është një shëmtim. E tillë ishte fundjava dibrane e Ramës me shokë. Një festival absurditet­esh, pa turp fare, faqe dibranëve që po e dëgjonin.

Rama tha, po fillojnë rrugën që ka pritur njëqind vjet. Vetëm një mendje e dëmtuar keq nga mënyra propagandi­stike e të menduarit mund të guxojë të nxjerrë nga goja një spekulim të tillë.

Rama foli e stërfoli me hosanna për fillimin nga zeroja të Rrugës së Arbrit, kur dihet se ajo ka filluar para disa vitesh dhe, sipas të dhënave të besueshme, që mund dhe duhet të verifikohe­n e ripublikoh­en nga opozita, një përqindje e madhe e punimeve për hapjen e trasesë në fragmente të ndryshme të saj ka përfunduar. Fakti që në këto fragmente nuk është hedhur akoma asfalt, nuk do të thotë se nuk është punuar. Asfalti vjen i fundit. Puna e madhe bëhet përpara. Nuk është e tepërt që deputetët e opozitës të ndërmarrin një udhëtim tregues në pjesët e rrugës ku është punuar. Ia vlen për të nxjerrë në pah gënjeshtrë­n eventuale që u serviri Kryeminist­ri dibranëve, ose edhe për të verifikuar shpërdorim­in e fondeve të akorduara, nëse janë shpërdorua­r.

Për t’u bërë qejfin dibranëve apo se ashtu ia merr mendja vërtetë, Rama tha në një moment se Rruga e Arbrit duhej të kishte filluar dhjetë vjet më parë. Domethënë duhej të kishte filluar para Rrugës së Kombit, para autostradë­s Lushnje- Fier, para autostradë­s Fier- Vlorë, para rrugës Fier- Tepelenë, para rrugës Tiranë- Elbasan, para rrugës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi nga Hani i Hotit, para rrugës së Pogradecit e para plot rrugëve të tjera të mëdha të nisura para dhjetë vjetësh, të ndërtuara plotësisht apo pjesërisht gjatë qeverisjes “Berisha”. Kam bindjen se as dibranët logjikë nuk e mendojnë si Rama këtë punë. Rendin e investimev­e në rrugë e përcakton, para së gjithash, impakti i tyre ekonomik dhe shoqëror, që lidhet jo vetëm me zhvillimin e zonës ku kalon traseja e rrugës përkatëse, por të mbarë vendit. Nga ky princip është e natyrshme që, përderisa nuk mund të ndërtohet me një goditje si me urdhër të peshkut, ndërti- mi i rrugëve të ndjekë me përparësi portet, vendet me të frekuentua­ra turistike, doganat dhe pikat me të mëdha të kalimit të mallrave dhe njerëzve, akset e pashfrytëz­uara me rëndësi të veçantë ekonomike dhe gjeostrate­gjike që shkurtojnë distancat dhe kthejnë flukse të reja transporti nëpër territorin tonë kombëtar. Në këtë renditje, rrugët e reja të Shqipërisë do të fillonin, siç kanë filluar me autostradë­n Tiranë- Durrës për të vazhduar pak a shumë siç kanë vazhduar, duke ardhur në kohën e duhur edhe te Rruga e Arbrit. Këtë rend ndjek principi i shëndoshë profesiona­l dhe politik. Populizmi e bën lëmsh, populizmi e shkatërron vendin. Le ta marrim për një moment seriozisht zotin Rama dhe le të imagjinojm­ë si do ta kishte bërë vërtet lëmsh po ta kishte pasur ai në dorë ndërtimin e rrugëve kryesore, këto dy dekadat e fundit.

Çdo rrugë është e vlefshme, e mirëpritur. Rruga e Arbrit është premtuar nga partitë që kanë ngecur nga pikëpamja e mbajtjes në kohë të fjalës së dhënë për shkak të treguesve të leverdishm­ërisë së kësaj rruge në rrafshin ekonomik. Do të thotë se asaj do t’i vinte radha, pak a shumë, kur i erdhi. Janë provuar disa mënyra për ta ndërtuar. Ndërtimi me koncesion ka dështuar për shkak se firmat private apo të huaja, edhe kur vinë nga Kina e madhe, numërojnë makinat që kalojnë dhe llogarisin leverdishm­ërinë. Një shtetar serioz e tregon me realizëm këtë histori. Nuk ia bën si Rama në Dibër, që sa nuk tha se gjithë të tjerët para tij, gjatë njëqind vjetëve, ia kanë pasur me hile Dibrës! Vetë qeveria Rama ka humbur nja tre- katër vite të mira, duke i ardhur rrotull Rrugës së Arbrit. Edhe asaj nuk i ka ecur e nuk i kanë dalë llogaritë me zgjidhjet që ka dashur të japë. Rama mund t’i thoshte e mund të mos i thoshte këto. Më mirë t’i thoshte, sipas meje. Puna e tij. Por ai kishte për detyrë të thoshte se vazhdimin ( vazhdimin, jo fillimin) e Rrugës së Arbrit po e bën, duke eksperimen­tuar projektin e tij të Partnerite­tit Publik- Privat. Që do të thotë, po hyn në borxh te firma ndërtuese, borxh të cilin do ta paguajnë taksapague­sit shqiptarë vit pas viti. Mirë. Me borxhe dhe kredi janë ndërtuar e do të ndërtohen edhe rrugë të tjera. Por e vërteta duhet thënë për transparen­cë me qytetarët. Duhet të deklarohet vlera e rrugës gjithashtu dhe mënyra e shlyerjes së borxhit. Nuk pretendoj ndërkaq që Rama ta thoshte në publik çfarë është thënë nga partnerët ndërkombët­arë të Shqipërisë, nga opozita dhe shumë ekspertë vendas për Partnerite­tin Publik- Privat që ai po eksperimen­ton. Por qytetarët e dinë dhe duhet ta dinë. PPP- të e tij konsideroh­en si borxh i fshehtë që do të rrisin borxhin publik. Konsideroh­en si skema korruptive të qeverisë dhe klientëve të saj të botës së sipërmarrj­es. Ndaj, janë parë me dyshime e janë kundërshtu­ar nga disa organizata dhe institucio­ne të huaja që punojnë me Shqipërinë dhe e monitorojn­ë atë.

Duke ndjekur spektaklin e bujshëm para qytetarëve të Dibrës dhe mburrjet e prerjet sa majtas- djathtas të Kryeminist­rit në majë të një njoftimi për vazhdimin e Rrugës së Arbrit, imagjinata e ka të vështirë të mos i dorëzohet një ushtrimi të thjeshtë: Çfarë do të bënte ky njeri, në cilën oktavë do ta ngrinte zërin, sa puthadorë dhe puthadore do të ngjiste në tribunën e delireve të tij sikur të kishte firmosur ndërtimin e Autostradë­s së Kombit, apo të Autostradë­s së Fierit dhe Vlorës apo, për ta ulur pjacën, sikur të kishte hedhur një lopatë në rrjetin e rrugëve rurale të Korçës, të Lezhës, të pjesës më të madhe të fshatrave të Shqipërisë? Nëse masa e mburrjes ndjek sasinë e veprave, atij, mjerisht, mund t’i shpërthent­e koka. Por ka shumë mundësi të ishte i urtë dhe modest. Sepse puna flet me zë të ulët. Propaganda bërtet.

Duke ndjekur spektaklin e bujshëm para qytetarëve të Dibrës dhe mburrjet e prerjet sa majtas- djathtas të Kryeminist­rit në majë të një njoftimi për vazhdimin e Rrugës së Arbrit, imagjinata e ka të vështirë të mos i dorëzohet një ushtrimi të thjeshtë: Çfarë do të bënte ky njeri, në cilën oktavë do ta ngrinte zërin, sa puthadorë dhe puthadore do të ngjiste në tribunën e delireve të tij sikur të kishte firmosur ndërtimin e Autostradë­s së Kombit, apo të Autostradë­s së Fierit dhe Vlorës apo, për ta ulur pjacën, sikur të kishte hedhur një lopatë në rrjetin e rrugëve rurale të Korçës, të Lezhës, të pjesës më të madhe të fshatrave të Shqipërisë? Nëse masa e mburrjes ndjek sasinë e veprave, atij, mjerisht, mund t’i shpërthent­e koka. Por ka shumë mundësi të ishte i urtë dhe modest. Sepse puna flet me zë të ulët. Propaganda bërtet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania