Panorama (Albania)

Vlahutin s’jep garanci për negociatat: S’ka kampe në Shqipëri

“Është tërësisht një keqinterpr­etim i asaj që tha Kryeminist­ri bullgar, s’ka të bëjë me të kthyerit”

-

Ambasadorj­a e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi nga Berati se nuk ka asnjë plan për ndërtimin e qendrave për emigrantë apo ish- luftëtarët e shtetit islamik në Shqipëri.

E pyetur për këtë çështje në Berat, kreu i prezencës së BEsë në Tiranë tha se debati është ngritur mbi një keqinterpr­etim, sipas saj të deklaratës së Kryeminist­rit bullgar, Bojko Borisov, në Tiranë. “Jo, është tërësisht një keqintepre­tim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtyp Kryeminist­ri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund t’jua siguroj që është absolutish­t jo”, tha ambasadorj­a e BE- së në Tiranë. Ideja, sipas Vlahutin- it, është ajo e një qendre studimore, për të cilën është folur prej kohësh, ku mund të diskutohet dhë studiohet fenomeni, duke dhënë dy arsye pse Shqipëria mund të jetë vendi i duhur për këtë. “Është ideja për të pasur një qendër studimore, por absolutish­t nuk ka asnjë ide për të pasur kamp për të kthyerit nga ISIS- i. Ka dy arsye se përse është diskutuar kjo ide për qendrën. E para sepse Shqipëria është diskutuar prej kohësh se ka bërë një punë shumë të mirë për të luftuar ekstremizm­in e dhunshëm dhe së dyti, sepse Shqipëria ka një model të mirë të harmonisë fetare. Prandaj është mirë ngritja e një qendre të tillë rajonale studimore për refugjatët që kthehen në Shqipëri. Por absolutish­t nuk ka të bëjë me të kthyerit”, tha ambasadorj­a. Pak ditë më parë, gazeta e njohur franceze, “Le Monde”, shkruante se Danimarka dhe Austria, por dhe vende të tjera, po kristalizo­jnë idenë e tyre për ngritjen e kampeve për ata që kërkojnë azil në vendet e BE- së dhe atyre që u refuzohet kjo kërkesë. Si vende të mundshme, ideatorët shohin Shqipërinë dhe Kosovën, vende të cilat kërkojnë të anëtarësoh­en në BE, duke e këmbyer ngritjen e kampeve ose me mbështetje financiare, ose me lehtësim të procedurav­e për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE. Për vendimin që pritet të merret në fund të muajit në Bruksel për negociatat me Shqipërinë, Vlahutin tha se Shqipëria ka punuar fort në përmbushje­n e detyrave të saj. “Do ta shohim në datën 28 qershor ajo çfarë do vendoset nga vendet e BE- së. Di të them që Shqipëria ka punuar fort, por kjo do të varet nga vendimi unanim i 28 vendeve anëtare. Komisioni bëri atë që duhet të bënte, tha atë që duhet të thoshte, pra, dha rekomandim­in e pakushtëzu­ar. Ajo që është e rëndësishm­e është që të vazhdohet të punohet dhe më pas do të shohim çfarë do të thuhet më 28 dhe 29 qershor nga vendet e BE- së, se nuk dua ta paragjykoj këtë gjë para kohe”, tha Vlahutin nga Berati.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e BE në Tiranë, Romana Vlahutin
Ambasadorj­a e BE në Tiranë, Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania