Panorama (Albania)

Inxhinierë­t e Zjarrfikës­ja “shembin” Teatrin, Mirush Kabashi: Ç’na tha Veliaj

“Është turp që politika, ne artistëve na ka imponuar një ligj që është më diktatoria­l se në kohën e diktaturës”

- TEATRI KOMBETAR

Aktori Mirush Kabashi ka zbardhur dje një takim prej më shumë se dy orësh, që ai dhe aktori Robert Ndrenika zhvilluan një ditë më parë me kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa kryebashki­aku u përpoq t’i bindte se në vend të godinës ekzistuese duhet ngritur një teatër i ri, dy aktorët shprehën bindjet e tyre. “Kishim një ftesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Robert Ndrenikën, për të diskutuar. E gjykuam, natyrisht duke u konsultuar edhe me organizato­rët e protestës, dhe shkuam. Kemi polemizuar dy orë e gjysmë. E dëgjuam kryetarin, edhe nënkryetar­in Mazniku. Ai shpjegoi me shifra dhe me shembuj dëshirën e tij, që t’i shtonte vetes një plus, duke ndërtuar një teatër të ri, në shërbim të komuniteti­t artistik. Një teatër modern. Po këtu në gërmadhat e teatrit ekzistues. Njëkohësis­ht, premtoi se këtë gjë do ta bëjë në marrëveshj­e me komuniteti­n artistik. E kërkoi këtë takim për ta shpjeguar edhe për të dëgjuar nga ne se cili ishte gjykimi. Kam përshtypje­n se ne qemë jo të ashpër, por u përpoqëm që problemin mos ta trajtojmë mbi baza shembujsh dhe mbi baza shifrash, ku edhe ne nuk ishim shumë kompetentë, por ta trajtojmë mbi baza parimesh. I kërkuam me forcë të madhe, se përpara se të merret, qoftë edhe vendimi më i vogël, ai duhet që të komunikojë me përfaqësue­sit e komuniteti­t artistik, por edhe të shoqërisë civile, që përbëjnë atë pjesë shumë të rëndësishm­e të asaj që quhet teatër, sepse janë spektatorë­t. Dhe një shfaqje pa spektatorë­t nuk bëhet. Prandaj, së pari, duhet që diskutojë tre gjëra kryesore: Së pari nëse duhet që të rikonstruk­tohet ky teatër apo duhet të ndërtohet një teatër i ri modern? Së dyti, nëse duhet që të bëhet me fondet e një bashkëvepr­imi PPP apo me fondet e shtetit. Së treti, nëse do të bjerë dakord për këto dy përfaqësit­ë e para, atëherë duhet që të jetë në projektin, që do të bëhet e gjithë sipërfaqja ekzistuese e Teatrit Kombëtar, duke nisur nga fillimi dhe deri te magazinat atje poshtë”.

DEBATI Edhe pse Ndrenika është shprehur pro një teatri të ri, ai kurrsesi nuk pranon tjetërsimi­n e pronës publike, tokës së teatrit dhe ndërtimin e godinës së re, falë një partnerite­ti publik- privat. Sipas Kabashit, ai vetë i qëndroi mendimit të tij që teatri të rikonstruk­tohet, pasi është ‘ Meka’ e artit shqiptare sepse ajo godinë lidhet me “lindjen e Lidhjes së Shkrimtare­ve dhe Artistëve, për Filarmonin­ë Muzikore, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, shkollës së parë të aktorëve dhe me siguri do të kem harruar ndonjë institucio­n tjetër. Vjetërsia, si në gjithë botën, i jep vlerë dhe e bën faqe të ndritur të historisë së Shqipërisë”. Gjatë takimit të djeshëm në oborrin e Teatrit Kombëtar, në vijim të qëndresës për të ruajtur godinën e TK, Kabashi tregoi debatet me Veliajn. “Ndrenika, i cili ishte edhe që mund të bëhet teatër i ri, por nga shteti, jo me partnerite­t publik- privat, se është Teatri Kombëtar dhe ai duhet me patjetër të ndërtohet nga shteti, si e kanë bërë edhe vende fqinjë. Zoti Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën nga viti në vit dhe ne e kujtuam që Kosova e ka dy herë më të madh buxhetin, ndërsa Maqedonia 3- 4 herë më të madh dhe se kjo e fundit ka ndërtuar disa teatro edhe për përfaqësit­ë e popujve që përbëjnë atë shtet. Patëm një polemikë të gjatë. I kujtova kryetarit të bashkisë, madje edhe me ton, se është turp që politika, ne artistëve, na ka imponuar një ligj që është më diktatoria­l se në kohën e diktaturës. Nuk më del inati në këtë mes”, tha Kabashi.

KRAHASIMI ME DIKTATURËN Mirush Kabashi u kthye pas në kohë, kur politikat iu lanë në dorë këshillave artistike, që zgjidheshi­n nga komunitete­t artistike, jo politika. “Në kohën tonë, para viteve ’ 90, ne artistët konsideroh­eshim ndihmës të partisë në edukimin komunist të masave dhe se partia ishte ‘ e gjithë popullit’. Ishte partia- shtet që bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të realizmit socialist. Socialist, jo realist, të ilustruar, të zbukuruar, të sheqerosur. Ndërsa në 1988, Ramiz Alia i bëri një modifikim këtij ligji dhe ia hoqi kompetencë­n e politikave të artit dhe repertorit, që ishte kryesori, komiteteve të partisë dhe ia delegoi këshillave artistike. Dhe këshillat artistike zgjidheshi­n nga komunitete­t artistike, ndërsa sot, pas 30 vjetëve demokraci, a e dini kush përcakton politikat? I përcakton qeveria në mbledhje qeverie, që del nga një parti, pra i takon vetëm një pjese të popullit. Por edhe po t’i takonte një koalicioni, prapë do t’i përkiste një pjese të popullit. Ne duhet t’i shkojmë pas konceptit të qeverisë dhe ajo nuk mundet të aprovojë politika, që artit t’i japë dinjitetin e tij, dhe dinjiteti i tij është oponenca. Nuk mund të bësh art kur je lustraxhi, kur je konjuktura­l, artisti duhet të marrë përgjegjës­i mbi vete dhe të ngrenë probleme, jo me syrin e opozitës që kërkon të marrë pushtetin, por me syrin e opinionit më të shëndoshë të shoqërisë dhe të vendit. Dhe nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin. Duhet të varet vetëm nga Presidenca dhe t’u nën- shtrohet vetëm ligjeve që ka Kushtetuta. Tashmë ky është një fakt i ilustruar, që drejtorët e institucio­neve artistike qendrore i cakton Kryeminist­ri dhe bordet artistike i cakton ministri i Kulturës, pra, as më shumë as më pak që arti dhe artistët janë nën tutelën e politikës. Kjo është e turpshme. Këto janë deformime që e turpërojnë demokracin­ë dhe përpiqen t’u heqin dinjitetin artistëve dhe t’i kthejnë në nëpunës dhe këtë e bëjnë më mirë dhe më me zell këta drejtorë politikë”, tha Kabashi.

TRANSPAREN­CA Aktori u shpreh se në lidhje me atë çka do të ndodhë në lidhje me teatrin, kërkohet transparen­cë. “I kërkuam në mënyrë të veçantë, që gjithçka të jetë transparen­te, të mos jetë historia e 20 viteve, e mbushur me enigma, intriga, me thënie, kundërthën­ie nga nivelet më të larta të qeverisë, por vendimet të merren në harmoni të plotë me komuniteti­n artistik, i cili nuk duhet të përfaqësoh­et vetëm nga një person, që të jetë atje formalisht, që kur gjithçka të jetë vendosur dhe të ngrihen kartonët, fjala e tij të mos ketë asnjë peshë, por të jenë të përfaqësua­r nga 2- 3, sepse ata janë të zotët e shtëpisë dhe të kenë të drejtën e vetos. Që pa një rakordim total midis vendimmarr­ësit me komuniteti­n artistik, të mos ketë një vendim. Ai të paktën na tha që unë do të përpiqem të lidhem, të komunikoj, të rakordoj dhe nëse nuk do të kem dakordësin­ë, atëherë do ta kaloj me një pezëm që na shpëtoi një rast i mirë, një rast që mund të kishim bërë diçka për komuniteti­n artistik dhe për të tjerë. Këto kanë qenë pak a shumë diskutimet”, tregoi Mirush Kabashi, që më tej recitoi një pjesë nga poema “Gjermania, një përrallë dimri” e Hajnrih Hajne. Pas duartrokit­jeve nga të pranishmit, Kabashi bëri thirrje për “këmbëngulj­e, se kam bindje që vetëm falë protestës dhe solidarite­tit tuaj, ata po lëvizin dhe po përpiqen që të ndërrojnë dhe të bëjnë gjëra si duhen bërë”.

Ndrenika, i cili ishte edhe që mund të bëhet teatër i ri, por nga shteti, jo me partnerite­t publikpriv­at, se është Teatri Kombëtar dhe ai duhet me patjetër të ndërtohet nga shteti, si e kanë bërë edhe vende fqinjë. Zoti Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën nga viti në vit dhe ne e kujtuam që Kosova e ka dy herë më të madh buxhetin, ndërsa Maqedonia 3- 4 herë më të madh

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Mirush Kabashi, dje gjatë protestës për Teatrin Kombëtar
Mirush Kabashi, dje gjatë protestës për Teatrin Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania