Panorama (Albania)

“Si e qëlloi Gafurr Mazreku Azemin në kafen e Kuvendit”

Ahmetaj: PS e përzgjodhi vetë atentatori­n nga zona e Hasit

-

Kryetar i grupimit “DHJETOR ‘ 90", Bislim Ahmetaj, shprehet kundër vendimit të Këshillit Bashkiak të Hasit për të dekoruar si “Qytetar Nderi” ish- deputetin e PS- së, Gafurr Mazrreku, atentatori­n e Azem Hajdarit, në shtator 1997 në Parlament.

Në një intervistë për “Panorama”, Ahmetaj, i cili njihet edhe për njohjen e tij personale me Azem Hajdarin, rikthen në kohë ngjarjen që përgjaku për herë të parë Parlamenti­n shqiptar, ku një deputet qëlloi me pesë plumba kolegun e tij.

Çfarë qëndrimi keni ndaj vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak i Hasit për të shpallur “Qytetar Nderi” ish- deputetin e PS- së Gafurr Mazrrekun, njeriun që qëlloi në Parlament Azem Hajdarin?

Ky veprim i këshilltar­ëve “socialistë” të Hasit nuk duhet të çudisë asnjë mendje normale në këtë vend absurd, edhe pse krahinës së Hasit, qytetarëve të saj, i ka hedhur baltë dhe e ka turpëruar si rrallëherë në histori e vet, të mbushur me vepra krenarie. Ata, këshilltar­ët socialistë, verbazi kanë ngritur duart e tyre të mpira nga ideologjia ose ndonjë shuk paresh të ndotura nga droga për të shpallur turpin e Hasit “nder” të vetin. Vendimi i tyre nuk i zbeh aspak vlerat dhe meritat e çmuara të Azem Hajdarit. Atij vetëm i rritet shkëlqimi dhe i ndihet mungesa. Ky vendim idiot e dashakeq tregon se sa e dobët është kultura demokratik­e dhe ligjore në vendin tonë, sa larg Europës jemi, edhe pse Kryeminist­ri leh çdo ditë, me orë të tëra, për të kundërtën. As te ekzistenci­alizmi i Dostojevsk­it, as tek absurdi i Kamysë, nuk mund të gjesh përgjigjen e sprovave idiote që e majta shqiptare po eksperimen­ton ndër shqiptarë. Mos i fal o Zot, se e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë.

Ka pasur një konflikt të mëparshëm mes Azem Hajdarit dhe Gafurr Mazreku përpara se të përplasesh­in fizikisht mes tyre në seancën e 18 shtatorit 1997?

Në dijeninë time, por edhe nga ato që janë shfaqur më vonë në proceset gjyqësore, ata nuk kanë pasur kurrë asnjë konflikt me njëri- tjetrin. Me përjashtim të atij problemi që lindi në Parlament. Konflikte të atilla lindin edhe sot në Parlament, por që kurrë nuk shkojnë deri në përdorimin e armëve. Plumbat që mori Azemi në Parlament janë shkrehur nga deputeti Mazreku, por prapavija është krejtësish­t politike. Shihni Kongresin e 15- të, PPSH u shndërrua në PSSH për një orë. Mazreku zgjidhet në Komitetin Drejtues të PS. Azemi s’kishte gjak me askënd, veç me Partinë e Punës dhe me Byronë Politike, ata nuk ia falën gjakun dhe e pushkatuan para selisë së partisë që ai themeloi në dhjetor të ‘ 90- s. Sigurisht, që socialistë­t më pas janë përpjekur të shfrytëzoj­në edhe këto problemet zakonore dhe kanunore, të cilat janë më të qarta dhe të mirërregul­luara se vetë ligjet.

Pas atij konflikti që është transmetua­r edhe në kamera, a ka pasur një komunikim mes Azem Hajdarit dhe Gafurr Mazreku?

Në dijeninë time, pas asaj përplasjej­e, Azemi ka shkuar në kafe, ndërsa Mazreku ka shkuar dhe ka mbushur pistoletën. Pistoleta ka qenë e shtetit. Jashtë çdo lloj rregulli, ai është lejuar të jetë në Kuvend i armatosur. Mazreku ka shkuar në kafen e Kuvendit me armën e shtetit dhe ka qëlluar pesë herë në drejtim të Azemit.

A ndikoi kjo ngjarje dhe a ka lidhje ajo me vrasjen e Azem Hajdarit?

Azemi është dënuar me vdekje në vitin 1990 kur ka marrë guximin historik të prijë lëvizjen studentore. Të gjithë janë në dijeni të përndjekje­s së tij dhe të realizimit të pesë atentateve, por edhe me veprime frenuese për të zhvilluar idetë e tij politike, madje edhe brenda PD- së, deri kur u arrit fitorja e madhe e të majtës, kur e ekzekutuan Azemin.

PD ka deklaruar që në vitin 1997 se Azemi është qëlluar me urdhër politik. Përse, sipas jush, u zgjodh Gafurr Mazreku për ta kryer atë ngjarje?

Partia e Punës, duke nisur nga 8 nëntori i vitit 1941, misioni i së majtës shqiptare ka qenë përçarje mes shqiptarëv­e. Ndaj, edhe Mazrreku u përzgjodh, pasi nuk mund të kishte më mirë sesa një deputet i zgjedhur në një zonë me tradita shumë të çmuara demokratik­e dhe historike, një rreth nga më të persekutua­rit e vendit, siç është Hasi. Azemi kishte miq në të gjithë Shqipërinë dhe ata që e morën përsipër vrasjen e tij ishin me uniforma Policie, ishin pikërisht nga Tropoja, për këtë arsye. Ishte synim i të majtëve për të përçarë dhe ku mund të ishte më mirë se te njerëzit e afërt me njëri- tjetrin.

Menjëherë pasi doli nga spitali, Azemi, nga selia e PD- së, deklaroi se ‘ e fal gjakun, pasi nuk dua përplasje mes demokratëv­e’. Ka pasur indicie për ndonjë hakmarrje të mundshme në atë kohë?

Azemi ka qenë demokrat. Është njëri që ra për demokraci, liri dhe atdhe. Duke qenë demokrat, njeri i lirë dhe i hapur, ai ishte një njeri që dinte të falte. Në atë dalje, Azemi i bëri thirrje ndërgjegjj­es së miqve dhe bashkëpunë­torëve dhe pjesës më të madhe të trevës së Hasit, që veprimet e Mazrrekut t’i cilësonin si individual­e. Ndaj, edhe Azemi deklaroi se me humanizmin dhe ndjenjat e mia, e falte atë që ndodhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania