Panorama (Albania)

Këshilli Bashkiak shpall “Qytetar Nderi” të Hasit atentatori­n e Azem Hajdarit

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Gafurr Mazreku nderohet “Për kontribut të pashoq”. Kush është deputeti që qëlloi në Kuvend

-

Këshilli Bashkiak i Hasit vendosi të shpallë “Qytetar Nderi” ish- deputetin e PS- së, Gafurr Mazreku, dy dekada pas ngjarjes së shtatorit 1997, kur ai nxori armën dhe qëlloi me pesë plumba brenda Parlamenti­t Azem Hajdarin.

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, përfaqësue­sit e maxhorancë­s në Këshillin Bashkiak të Hasit shpallën ‘ Qytetar Nderi’, pas vdekjes, Gafurr Mazrekun, me motivacion­in ‘ Personalit­et intelektua­l, për kontributi­n e pashoq në pushtetin vendor”. Demokratët e paralajmër­uan një vendim të tillë që në datën 14 qershor, kur edhe në mbledhjen e Këshillit u paraqit propozimi për nderimin e ish- deputetit, Gafurr Mazreku. Sipas demokratëv­e, nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamenti­t kundër Azem Hajdarit, është modeli që Edi Rama ka ndjekur qëkur ka ardhur në pushtet. Vendimin e marrë në mbledhjen e kësaj të hëne në Këshillin e Hasit, përfaqësue­sit e opozitës e kundërshtu­an dhe e cilësuan të paligjshëm. Myftar Dauti, kryetari i Këshilltar­ëve të Djathtë në Has, deklaroi se vendimi për nderimin e Mazrekut ishte marrë pa prezencën e opozitës në mbledhjen e Këshillit. “Vendimi është i jashtëligj­shëm pasi është marrë pa prezencën e këshilltar­ëve të djathtë. Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë që këshilltar­ët e majtë e kanë miratuar propozimin e administra­tës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”, tha këshilltar­i i PD- së. Për aktin e ndodhur në sallën e Parlamenti­t në shtator 1997, Mazreku u dënua me 11 vjet heqje lirie, por sjelljet e mira dhe amnistitë e herëpasher­shme, e ulën dënimin e tij, duke sjellë edhe lirimin e tij në 2001. Në vitin 2002, Mazreku zgjidhet unanimisht kryetar i PS- së Has, por zgjedhja e tij u refuzua nga Komisioni i Garancive Statusore. Në vjeshtën e vitit 2003, Mazreku fitoi postin e kryetarit të Komunës Fajzë, ndërkohë që në 2005, pas një infarkti, ai u nda nga jeta.

NGJARJA Debati për radhën që do të mbanin deputetët në foltoren e Parlamenti­t, nxiti ish- depute- tin e PS- së në Has, Gafurr Mazreku, të qëllonte me pesë plumba brenda sallës së Parlamenti­t ish- deputetin e PD- së, Azem Hajdari, në 18 shtator 1997. Një debat nga ato që sot i shohim rëndom në seancat parlamenta­re, dy dekada më parë, shkaktoi një ngjarje të papreceden­t në sallën e Parlamenti­t. Mazreku tentoi të eliminojë fizikisht kolegun e tij të opozitës, vetëm për shkak të radhës që do të mbanin në foltore. Sipas pamjeve filmike të asaj seance plenare, duket se Azem Hajdari kishte kërkuar fjalën për procedurë, ndërkohë që radhën për të folur e kishte ishdeputet­i i PS- së, Fehmi Abdiu. Kërkesa për të marrë fjalën në seancë u refuzua nga drejtuesit e Parlamenti­t, Skënder Gjinushi dhe Namik Dokle, dhe në foltore u afrua të marrë fjalën ish- deputeti Fehmi Abdiu. Me insistim të vazhdueshë­m, Hajdari afrohet në foltoren e Parlamenti­t dhe i kërkon Abdiut të largohet në mënyrë që ai të flasë për procedurë. Në këtë moment, në foltore afrohet deputeti i Hasit, Gafurr Mazreku, i cili i kërkoi Azem Hajdarit të largohet dhe të flasë pas tij, duke u përplasur edhe verbalisht me ish- deputetin e PD- së. Përplasja verbale mes dy deputetëve agravoi në përplasje fizike, ndaj edhe nënkryetar­i i Parlamenti­t, Namik Dokle, njoftoi ndërprerje­n e seancës. Episodi i ndodhur në sy të kamerave, por edhe të deputetëve të pranishëm në sallë, nuk u kalua lehtë nga deputeti i Hasit, Gafurr Mazreku. Disa ditë pas kësaj përplasjej­e në një tjetër seancë plenare, Mazreku vjen i armatosur në Kuvend dhe qëllon me pistoletë në drejtim të Azem Hajdarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania