Panorama (Albania)

Berisha: Edi Rama ekzekutoi për së dyti Azem Hajdarin

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha akuzoi dje Edi Ramën se është ai që ka urdhëruar vendimin për të shpallur si “Qytetar Nderi” të Hasit, Gafurr Mazrekun. Ish- kreu i PD- së, Sali Berisha, e cilësoi si vrasje për herë të dytë, vendimin e Këshillit Bashkiak. “Përfaqësue­sit e Edvin Kristaq Ramës me porosi të tij, në një akt unik në historinë e botës demokratik­e, shpallën “Qytetar nderi” të Hasit kriminelin Gafurr Mazreku, vrasësin që, pasi e provokoi, derdhi breshëri plumbash në sallën e Parlamenti­t mbi deputetin Azem Hajdari, tribunin legjendar të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990. Sot pas këtij akti kriminal, të denjë vetëm për narkoshtet­in e Norieges, ky i fundit që kishte urdhëruar dy javë më parë vendimin e sotëm, për të larë duart si Pilati deklaroi se ky është një turp dhe se ai nuk dinte gjë!? Me këtë deklaratë Edi Rama dëshmon së është një mashtrues faqezi, që pasi i shpalli luftë opozitës, nderoi dhe përligji krimin politik dhe vrasjen, tani kërkon të lajë duart si Pilati, mbrohet për krimin e tij të shëmtuar! Aktin e sotëm, jo vetëm e ka urdhëruar ai vetë, por gjatë këtyre ditëve lajmin për vendimin e sotëm e kanë dhënë prej disa ditësh çdo ditë të gjitha mediat, edhe ato që paguhen prej tij!”, ka thënë Berisha. Deputeti i PD- së tha dje se “Ky akt kriminal dhe luftë ndaj opozitës shqiptare është një apel për vendimet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, që me revoltën e tyre të largojnë me çdo kusht horrin, vrasësin për së dyti të Azem Hajdarit, kreun e meduzës që e shndërroi Partinë Socialiste në parti droge, bandash, vrasësish, kriminelës­h dhe ndërtoi narkoshtet­in duke e shndërruar në Shqipëri krimin në sistem për të shtypur shqiptarët dhe dekoruar vrasësit dhe kriminelët!”

 ??  ?? PERPLASJE MES HAJDARIT DHE MAZREKUT NE KUVEND
PERPLASJE MES HAJDARIT DHE MAZREKUT NE KUVEND
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania