Panorama (Albania)

Debati te Ligjet, Alibeaj: Agron Xhafaj bariste i lirë në Vlorë dhe para ministrive

Ulsi Manja: Keni hallin me shty kohën e të shihni ndeshjet. Spahia: Po lini administra­tën pa punë, ngelën në mitingje

-

Opozita ka vazhduar dje strategjin­ë e bllokimit të komisionev­e parlamenta­re, duke mos lejuar raportimin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar për të paraqitur për rekomandim­et e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, tha dje se ministrja e Drejtësisë nuk ka përmendur në asnjë pasazh të raportit çështjen e Saimir Tahirit, akuzat ndaj Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij apo ekstradimi­n e Nezar Seitit. “Jemi jo më larg se sa një javë nga një moment historik, e kemi përmendur sa herë këtë muaj. Është një moment historik, ku Europa do të japë vlerësim për shqiptarët për çeljen e negociatav­e dhe kjo notë vlerësimi ka të bëjë mbi të gjitha me luftën ndaj kriminalit­etit. E kuptoj frikën që keni për të raportuar me shkrim edhe nga institucio­net më të larta, sepse të paktën dhe nga funksionar­i që ka ardhur sot është bërë e ditur edhe në media se për çdo gjë mund të flas, por s’mund të flas për çështjen e Saimir Tahirit, por jo për atë të Fatmir Xhafajt dhe Agron Xhafajt. Pse ka ardhur sot të flasë, kur nuk pranon të flasë për këto çështje? Për koleksioni­n pranverë- verë të miu- miu do flasim sot?”, ka thënë Alibeaj. Por në disa herë Ulsi Manja i ka kërkuar Alibeajt që të lejojë ministren Gjonaj të flasë për raportin. “Ai do të flasë deri sa të fillojë ndeshja e drekës. Keni hall të shtyni kohën dhe të dilni që këtu e të shikoni sport. Për ju Shqipëria është Kampionat Botëror”, ironizoi deputet i PS- së. Por Alibeaj ka vijuar me ironitë, duke thënë se Agron Xhafaj ishte i lirë dhe asnjë institucio­n nuk veproi. “Si ka mundësi që Agron Xhafaj bariste i lirë në Vlorë, në Shqipëri, madje dhe para Ministrisë së Drejtësisë, i dënuar 7 vite e dy muaj dhe zero reagim, kjo në emër të luftës ndaj kriminalit­etit”, ka thënë demokrati. Por pas disa tentativas­h, Ulsi Manja ka shtyrë mbledhjen, duke i kërkuar ministres Gjonaj që të paraqiste një raport të shkruar për kërkesat e demokratëv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania