Panorama (Albania)

Rama me deputetët: Mos u merrni me punësimet

“Kemi drejtorë të paaftë, krijojnë probleme me qytetarët”

-

DEBATI NË KOMISIONIN E LIGJEVE Enkelejd Alibeaj: E kuptoj frikën që keni për të raportuar me shkrim edhe nga institucio­net më të larta, sepse të paktën dhe nga funksionar­i që ka ardhur sot, është bërë e ditur edhe në media se për çdo gjë mund të flas, por s’mund të flas për çështjen e Saimir Tahirit, por jo për atë të Fatmir Xhafajt dhe Agron Xhafajt. Apo nuk mund të flas për çështjen e Nezar Seitit për ca arsye të tjera. Pse ka ardhur sot të flasë, kur nuk pranon të flasë për këto çështje? Për koleksioni­n pranverë- verë të miumiu do flasim sot? Klotilda Ferhati: Pse paragjykon! Enkelejd Alibeaj: Sot, Republika jonë, që për 7 ditë kërkon t’i çelen negociatat, është një Republikë që i ka rënë njëra këmbë e pushtetit, sistemi i drejtësisë. Kjo do duhet të jetë një nga meraket e mëdha që duhet të ketë Ministria e Drejtësisë. Sot, Republika e Shqipërisë është pa Gjykatë Kushtetues­e.

Ulsi Manja: E morët fjalën për procedurë dhe po flisni akoma. Lejoni të flasë ministrja e Drejtësisë, në të kundër mbyllim mbledhjen...

Enkelejd Alibeaj: Jo, mbledhjen nuk do e mbyllni, se po flasim për gjëra që u interesojn­ë qytetarëve. Frikë nga fjala s’duhet të keni.. Ulsi Manja: Po çfarë frike mo. Fol sa të duash. Enkelejd Alibeaj: Maxhoranca ka punën, kurse opozita ka fjalën. Meraku kryesor që duhet të ketë Ministria e Drejtësisë është fakti se kjo Republikë prezantohe­t në Europë pa Gjykatë Kushtetues­e. E bashkë me të edhe pa Kushtetutë, edhe pa garancitë kryesore që u ofrohen individëve, drejtësia sot është bërë malli më i rëndë.

Ulsi Manja: Kush është propozimi për procedurë, se s’kam kohë me humb gjithë ditën me ty ore. E kam sinqerisht. Ka ardhur ministrja e Drejtësisë për të raportuar para deputetëve dhe opinionit publik.

Enkelejd Alibeaj: Kush je ti që s’humbet kohë me mua? Në qoftë se s’ke kohë, ja ku e ke derën, udhë e mbarë të qoftë.

Ulsi Manja: Ka ardhur ministrja të sqarojë opinionin publik për vitin 2017. Cili është propozimi konkret?!

Enkelejd Alibeaj: Do presësh për propozimin se do bëj parashtrim­in.

Ulsi Manja: Fjalën për procedurë e ke 2 minuta? E kam shumë të lehtë unë.

Enkelejd Alibeaj: Të ikësh, t’ia mbathësh?! Nuk qeveriset vendi duke ia mbathur. Ulsi Manja: Po çfarë t’ia mbathim, se nuk ikim prej jush ne. Enkelejd Alibeaj: Prokuroria sot drejtohet nga një njeri i emëruar në mënyrë politike, qartësisht në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe ligjin dhe pa veting, kapje e qartë e Drejtësisë. Ku e ke sot Saimir Tahirin? Me prokurorin­ë e re? E ke jashtë. Ku e ke sot Fatmir Xhafën? E ke jashtë. Vazhdon të pretendojë se do luftojë kriminalit­etin, ndërkohë i vëllai vet eglendis..

Ulsi Manja: Dy minuta është në rregullore fjala për proce-

Kryeminist­ri Rama ka qenë kritik dje me deputetët socialistë në lidhje me punësimet dhe marrëdhëni­et e administra­tës me qytetarët. I pranishëm në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r Socialist, e cila u zhvillua pa praninë e mediave, Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më pranë njerëzve. “Turi llogaridhë­nës “Puna për Shqipërinë që duam”, na ka prezantuar me problemati­kat që kanë qytetarët me zyrat e shtetit. Duhet të vijë unë dhe ministrat në qarqe që të dëgjojmë ankesa nga qytetarët, ndërkohë që këto duhet të ishin zgjidhur nga ju. Prandaj, ju them që të bëni kujdes me qytetarët. Problemet që ngrihen nga njerëzit vijnë si pasojë e paaftësisë së drejtorëve tanë”, mësohet të jetë shprehur Kryeminist­ri. Ai u ka kërkuar deputetëve që të shpërndahe­n në zonat ku janë caktuar dhe të jenë në kontakt me problemet e qytetarëve. “Shpërndahu­ni nëpër zona dhe të jeni sa më pranë qytetarëve. Ata kanë halle, pse ju nuk jeni pranë tyre?”, është shprehur Kryeminist­ri. Pasi ka marrë ankesa nga qytetarët sa u përket emërimeve, kreu i qeverisë ka fajësuar deputetët e tij për prishjen e rregullave të caktuara. “Mos u merrni me punësime e SMS. Punësimet në administra­të duhet të bëhen durë. Ti lexon rregullore­n e Saliut, nuk është faji im.

Oerd Bylykbashi: Sa herë që përmend Fatmir Xhafën, do me i heq fjalën.

Ulsi Manja: Ai do të flasë deri sa të fillojë ndeshja e drekës. Ju e keni hallin te ndeshja. Keni hall të shtyni kohën dhe të dilni që këtu e të shikoni sport. Për ju Shqipëria është Kampionat përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionoj­në. Ky nivel i ulët i drejtorëve dhe administra­tës, sipas Ramës, vjen sepse punësimet bëhen akoma me influenca politike”. Shqetësim i kryetarit të Partisë Socialiste nuk ka qenë vetëm performanc­a e administra­tës, por dhe situata në parti. Ai u ka kërkuar deputetëve që të punojnë me strukturat e partisë që të jenë gati për zgjedh- jet e ardhshme. “Kjo ulje e cilësisë sonë qeverisëse vjen edhe për shkak se opozita është e dobët, por ne nuk duhet të nënvlerëso­jmë zgjedhjet për këtë fakt. Një opozitë e dobët nuk duhet të na vërë në gjumë. Ne duhet të hapim partinë dhe të bëhemi gati për zgjedhje të vështira”, mësohet të jetë shprehur Rama. Gjithashtu, Kryeminist­ri është ndalur edhe te mbarëvajtj­a e platformës së bashkëqeve­risjes, ku ka shprehur vlerësim për punën e qeverisë. “Platforma ka arritur në 10 mijë e 500 raste të adresuara nga qytetarët, kryesisht ankesa të drejtpërdr­ejta për halle të tyre individual­e apo familjare, por edhe adresime për shqetësime të komuniteti­t, për nisma komunitare, si dhe për ngritjen e zërit lidhur me çështje të ndryshme të qeverisjes”, është shprehur Kryeminist­ri Rama. Botëror.

Enkelejd Alibeaj: Nuk je ti pronari këtu. Janë qytetarët shqiptar. Të vjen zor e të vjen hidhur, kjo është puna jote. Si ka mundësi që Agron Xhafaj bariste i lirë në Vlorë, në Shqipëri, madje dhe para Ministrisë së Drejtësisë, i dënuar 7 vite e dy muaj dhe zero reagim, kjo në emër të luftës ndaj kriminalit­etit. Kjo do duhet të raportohet me seriozitet. Ju mund ta keni marrë si shfaqje këtë historinë e pelegrinaz­hit që dilni andej- këndej.

Ulsi Manja: Ç’punë keni me pelegrinaz­hin tonë ju. Dilni ore, s’ju mban kush. Mos rrini sa te selia e PD- së, sa këtu.

Bardh Spahia: Po lini administra­tën pa punë o Ulsi, se i latë nëpër mitingje.

Enkelejd Alibeaj: Mblidhuni me Fatmirin, me Saimirin me Agronin, me Nezarin, kjo është shoqëria juaj. Ulsi Manja: Cili është propozimi juaj? Oerd Bylykbashi: Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen Ulsi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania