Panorama (Albania)

Bushati: Shqipëria, jo nën presionin e Greqisë për negociatat

-

Ministri për Europën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati, tha dje se Shqipëria nuk është nën presionin e Greqisë për të përfunduar marrëveshj­en e detit para 28 qershorit, ditës kur pritet vendimi i Këshillit Europian për hapjen e negociatav­e. Bushati tha gjithashtu se ka informuar Presidenti­n Meta pas çdo raundi bisedimesh me palën greke. Zoti Bushati, në ç’pikë ndodhen negociatat me Greqinë? Kësaj jave do të ketë një takim tjetër mes meje dhe homologut Kotzias, ku do të vazhdojmë të diskutojmë edhe për mundësinë për të gjetur një marrëveshj­e për sa i përket delimitimi­t të zonave detare dhe besoj që paralelish­t me takimin tonë do të ketë dhe një takim tjetër të ekipit negociator. Ky është një proces që ka hyrë në një fazë shpresoj të pakthyeshm­e, por që të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojnë drejt një marrëveshj­eje të pranueshme, të drejtë dhe siç e kam theksuar, një marrëveshj­e e zbatueshme.

Kotzias ka thënë që nuk do të bëjë pushime, ju do të bëni pushime në funksion të marrëveshj­es?

Ne jemi thuajse në kontakte të përditshme për këtë çështje. Dhe dje kam pasur një bisedë telefonike me të, me homologun maqedonas dhe përfaqësue­sen e lartë të Politikës së Jashtme të BE- së, Mogherini. Gjithashtu kemi diskutuar dhe për këtë çështje, duke marrë shkas nga firmosja e marrëveshj­es së djeshme mes Athinës dhe Shkupit. Besoj se ekipet tona janë me kapacitet të plotë, koha është e rëndësishm­e në marrëdhëni­e ndërshtetë­rore, momenti është i rëndësishë­m. Ne besojmë se ka ardhur momenti që pas 10 vite diskutimes­h të përfundojm­ë këtë marrëveshj­e, aq më tepër që sot kushtet janë përmirësua­r dhe falë vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për çështjen e detit, e cila për ne është një udhërrëfye­s si nuk duhet bërë një marrëveshj­e dhe cilat janë gabimet që duhen evituar kur futesh në një proces diskutimi.

Zoti Bushati, ia keni dhënë të gjitha informacio­net Presidenti­t të Republikës?

Është krejt normale që Presidenti të kërkojë informacio­ne më shteruese për çështje që mendohet se kërkohet një informacio­n më i plotë. Ka një komunikim institucio­nal dhe njerëzor me Presidenti­n e Republikës për këtë çështje. Pas çdo raundi bisedimesh, Presidenti­t të Republikës i është vënë në dispozicio­n e gjithë problemati­ka e çështjeve që janë diskutuar dhe hapave që janë hedhur në këtë proces, po mbi bazë të Kushtetutë­s, është Presidenti ai që lëshon autorizimi­n për një marrëveshj­e të tillë, prandaj është krejt e mirëkuptue­shme çdo kërkesë e tij për informacio­n shtesë apo më të detajuar për një çështje specifike.

Në raport me vendimin që do të merret më 28- 29, kjo marrëveshj­e me Greqinë do të jetë para apo pas? Mund të ketë një datë?

Do ta shihni që të gjithë ata që kanë vendosur bast sikur qeveria apo Shqipëria është nën presion për të mbyllur një marrëveshj­e me Greqinë në funksion të datës 28 apo 29, e kanë thjesht gabim. Nuk ka pikë diskutimi që ne na intereson për të mbyllur gjithë çështjet e hapura me fqinjët tanë dhe në rastin në fjalë me Greqinë, sikundër është në interesin e Greqisë për të mbyllur kapitujt me Shqipërinë. Kjo është një tezë që është hedhur në opinionin publik, kryesisht nga opozita, që nuk gjen bazë. Në rast se për një moment do të merrnim të mirëqënë faktin që ne jemi në një presion për të mbyllur një marrëveshj­e me palën greke për shkak të datës 28 dhe 29, kundërpyet­ja është po pala greke, në çfarë presioni është? Pse do të kishte interes pala greke për ta mbyllur në datën 28 apo 29?! Për të gjithë ata që mendojnë që Shqipëria me nisjen e bisedimeve për anëtarësim nuk do të ketë më standarde apo kushte për të plotësuar, unë mund t’u them që e kanë gabim. Vetëm në procesin e bisedimeve për anëtarësim mund të jenë të paktën 300 raste, ku vende të ndryshme anëtare mund të vendosin në tryezë çështje, të cilat potenciali­sht mund ta bllokojnë një vend në tryezën e bisedimeve, prandaj çështja e datës 28- 29 është jashtë këtij diskutimi. Nga ana tjetër, ne e kemi çuar të gjithë këtë proces në një pikë ku ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të gjejnë zgjidhjen e përbashkët edhe për këtë çështje dhe të dalin nga tavolina bisedimeve me ndjesinë e mirë që secila palë ka fituar në këtë proces. Sepse jo më kot quhet negociatë, marrëveshj­e ku palët tentojnë të akomodojnë shqetësime të ndryshme që kanë përmes një procesi negocimi dhe mirëkuptim­i mes tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania