Panorama (Albania)

Krerët e komunitete­ve fetare, letër Macron e Merkel: Hapni negociatat

-

Kur duhen edhe 10 ditë nga vendimi që pritet të marrë Këshilli Europian për negociatat me Shqipërinë, krerët e komunitete­ve fetare në Shqipëri i kanë dërguar një letër Kancelares Merkel dhe Presidenti­t francez Macron, ku u kërkojnë dhënien e dritës jeshile për Shqipërinë. “Ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëv­e dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshë­m për një Shqipëri si pjesë e Europës,- thuhet në letër. Rruga drejt Bashkimit Europian është veçanërish­t kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro- entuziastë­ve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndihen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre europianë, janë të përjashtua­r nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit në këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidarite­tit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizm­i, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto, është shumë i rëndësishë­m. Ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëv­e dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshë­m për një Shqipëri si pjesë e Europës. Me lutje të zjarrtë, ne riafirmojm­ë angazhimin tonë për të mbetur mbështetës të palëkundur të vlerave europiane të një shoqërie me liri, drejtësi dhe prosperite­t për të gjithë”, thuhet në letër. Letra është firmosur nga krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, kryetari i Komuniteti­t Mysliman Skënder Brucaj, kryepeshko­pi i Tiranës dhe i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë i Kishës Ortodokse Autoqefale, prof. dr. Anastasios, sekretari i përgjithsh­ëm i Konferencë­s Episkopale Shqiptare dhe Arqipeshkv­i i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Kryegjyshi Botërior i Kryegjysha­tës së Bektashinj­ve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazëris­ë Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Ylli Doci.

 ??  ?? Krerët e komunitete­ve fetare në Shqipëri
Krerët e komunitete­ve fetare në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania