Panorama (Albania)

Kreu i Zjarrfikës­eve: Godina, jashtë çdo kushti teknik, përbën rrezik

-

Instituti i Ndërtimit, Instituti i Monumentev­e të Kulturës, Shërbimi i Zjarrfikës­eve dhe Shoqata e Arkitektëv­e e rrafshuan dje godinën e Teatrit Kombëtar.

Krerët e këtyre institucio­neve njëzëri thanë që godina e TK ndodhet në një gjendje të mjeruar dhe nuk ia vlen të rikonstruk­tohet, por të ngrihet një ndërtesë e re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi dje dëgjesën e dytë me arkitektët dhe urbanistët për të diskutuar mbi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe rivitalizi­min e zonës përreth tij. Pavarësish­t se një pjesë e mirë e aktorëve u shpreh kundër shembjes së godinës së TK- së, Veliaj e vlerësoi si tepër pozitive dëgjesën e parë me aktorët. Madje, ai aludoi për prapaskena politike, për përdorje të artistëve. “Kemi ulur tonet dhe po kuptojmë që kjo tavolinë dhe ajo përpara përfaqëson ajkën e qytetit. T’i largohemi vulgaritet­it. Kishte konsensus më shumë se ç’mendoja. Ideja është të kemi një teatër të ri, detajet janë pjesë e negocimit. Falënderoj komuniteti­n e artistëve, e di kush ka background politik, nuk jam naiv, por pjesa dërrmuese është larguar nga politika. Ndaj kanë të gjithë mirënjohje­n time artistët dhe pres nga ata një përgjigje që të caktojnë dhe ata një apo dy përfaqësue­s për negocim. Kur mendojmë se vokacioni ynë i parë është ai i qytetarit, bëjmë gjëra të mrekullues­hme”, tha Veliaj. Më tej, fjala iu la të pranishmëv­e, të cilët pasi thanë të tyren, iu përgjigjën edhe pyetjeve të Veliajt. Përgjigje që ligjëronin shembjen e godinës të Teatrit. Ishin kryesisht institucio­ne shtetërore, ato që gjykuan gjendjen e Teatrit Kombëtar, që gjykuan rrafshimin e tij, ndërsa askush nuk u shpreh për ruajtjen, qoftë edhe për kujtesë, qoftë edhe me një aktivitet të kufizuar... Pyetjeve të Veliajt, nëse ia vlen të rikonstruk­tohet, ata iu përgjigjën se edhe nëse do të bëhej, do të dobësonte strukturën ekzistuese. “Si ndërtues them që gjithçka rregullohe­t, po ajo ndërtesë nuk është konceptuar për teatër. Ajo si godinë nuk mund të rikonstruk­tohet”, tha kreu i Institutit të Ndërtimit,

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, u shpreh se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është tërësisht jashtë funksionit dhe nuk përmbush asnjë nga kushtet e mbrojtjes nga zjarri, duke u kthyer në një rrezik për jetën e vet aktorëve ashtu edhe të spektatorë­ve. “Nga ana e sektorit të Drejtorisë së Shërbimit tonë janë bërë kontrolle të ndryshme në godinën e Teatrit Kombëtar ku janë vënë re shkelje të ndryshme e shumë të rënda për ekzistencë­n e godinës që, për fat të keq, janë ekzistente edhe në ditët e sotme. Kontrollet kanë filluar shumë kohë më parë. Nga raportet tona kemi që në 2001- 2002, në këtë institucio­n nga ana e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme është lënë një aktkontrol­l bllokimi për aktiviteti­n e këtij institucio­ni. Në këtë vit është kërkuar që ky institucio­n të bllokohet të mos vijojë më aktiviteti­n. Pavarësish­t kësaj, duke u nisur edhe nga marrëdhëni­et ndërinstit­ucionale, ky institucio­n ka vijuar aktiviteti­n, por paralel me këto, edhe inspektime­t nga ana jonë nuk kanë munguar”, tha Goxhaj. Ai ren- Agron Hysenlliu. Edhe anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëv­e, Altin Premti, u shpreh për ngritjen e një godine të re, që mund të kushtonte po aq sa edhe rikonstruk­sioni i asaj godine. KREU I INSTITUTIT TË NDËRTIMIT: TË PEZULLOHET AKTIVITETI

Për Institutin e Ndërtimit, godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në gjendje të mjerueshme, duke rrezikuar jo vetëm jetën e artistëve, por edhe publikut. Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, bëri një përmbledhj­e të analizës që një grup prej 13 inxhinierë­sh kanë bërë përgjatë dy javësh në ambientet e Teatrit Kombëtar. “Në diti një sërë mangësish që në tërësinë e tyre konstatojn­ë rrezikun që mbart godina aktuale e Teatrit Kombëtar. “Rezervat ujore dhe pompat e furnizimit me ujë mungojnë. Sistemi i diktim- sinjalizim­it dhe shpëtimit nga zjarri mungon. Sistemi elektrik është jashtë kushteve teknike. Një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë zjarr në gjithë godinën. Daljet e emergjencë­s thuajse mungojnë fare. Duhen minimalish­t 6 dalje emergjente, ndërkohë që funksionoj­në një ose dy. Tavanet e objektit janë të pasigurta e të çara për qëndrimin e spektatorë­ve. Rrugët e kalimit janë jashtë kushteve teknike. Edhe në kushtet normale, lëvizshmër­ia është problemati­ke. Nuk kemi sistem që të pastrojë ambientin nga tymrat. Mungon sistemi i aspirimit për rastet emergjencë­s, tha ai. “Në kushtet për mbrojtjen nga zjarri, kjo godinë nuk duhet të funksionoj­ë, është thënë 1516 vite më parë. Mungon një perde antizjarr. Masat e mbrojtjes nga zjarri mendoj që janë jashtë funksionit dhe në çdo moment është objekt që duhet të ndalojë aktiviteti­n”, u shpreh Goxhaj. konkluzion­in e Institutit, ky lloj institucio­ni është i pabanueshë­m. Për ne, duhet urgjentish­t të pezullohet aktiviteti. Për ne si institucio­n, ai duhet të rrafshohet dhe të konceptohe­t me ato kushte teknike që janë të sotme për një objekt që është social- kulturor dhe i dedikuar për teatrin. Pasi teatri ka specifika të veçanta”, tha Hysenlliu. Sa i përket konstruksi­onit të godinës, Agron Hysenlliu deklaroi se ajo ka pësuar dëmtime të mëdha dhe çarje për shkak të ndërhyrjev­e që janë bërë në të. Ai theksoi se godina aktuale kërkon ndërhyrje në masën 90% të saj. “Objekti është tërësisht jashtë pune. Është ndërtuar me një volum të caktuar. Më pas, në vitet ‘ 76 janë ngritur volume. Dhe pas ’ 86- s, dy hapësira të tjera. Kur janë bërë rikonstruk­sionet, janë ngritur dy objekte të tjera, objekte elastike. Këto kanë amplituda të ndryshme për lëvizjet sizmike. Objekti nga materialet që është ndërtuar dhe për efekt të lëvizjeve sizmike ka krijuar çarje. I kemi thënë dhe drejtorit të Teatrit, që duhet të ndërpresë aktivitete­t, sepse rikonstruk­sioni duhet të hyjë në masën 90 për qind të objektit në themele, në struktura. Edhe nëse do bëjmë rikonstruk­sion, nuk na lejojnë kushtet. Si përfundim, është i pabanueshë­m”, tha Agron Hysenlliu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania