Panorama (Albania)

Këshilltar­ët opozitarë: Asnjë votë nga ne për shembjen e Teatrit

-

Në protestën e djeshme ishin të ftuar anëtarët e Këshillit Bashkiak të kryeqyteti­t. Sigurisht, të pranishëm ishim vetëm anëtarët e opozitës, të Partisë Demokratik­ë dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që premtuan se në asnjë rast nuk do të votojnë shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave. Kreu i përfaqësue­sve demokratë, Kreshnik Çollaku, u shpreh se nuk ishte bërë deri më sot pjesë e protestave të artistëve, prej paranojës së përhapur, se gjoja Partia Demokratik­e po përdor artistët. “Më të bukurën e kësaj situate e ka thënë Robert Ndrenika: Ky është Jerusalem dhe s’duhet prekur. Rrafshimi i këtij qyteti vdes qytetin se godet qytetarinë. Jemi në një situatë absurdi, ku qeveria, bashkia, grupe interesi bëjnë një ligj për të anuluar Kushtetutë­n”. Sipas tij, asnjë vendim nuk kalon me vendimin e kryetarit të bashkisë, por të parlamenti­t të qytetit, që është këshilli bashkiak. “Asnjë metër katror nuk tjetërsohe­t pa miratimin e Këshillit Bashkiak, prandaj imponon një votë prej 3 të pestave. Në Këshillin Bashkiak jemi në një situatë paligjshmë­rie. 6 individë sillen si aktorë, si anëtarë, marrin pjesë në mbledhje e votime. Me vendim Gjykate, ligjshmëri­a e tyre është nul”, tha Çollaku. “Ideja e çmendur për të bërë një ligj, për të rrëzuar Kushtetutë­n, lindi për shkak të qëndrimit të opozitës. Ne votën për shembjen e TK dhe ngritjen e kullave, nuk do t’i japim kurrë. Ndaj krijojnë këtë situatë marrëzie dhe shpikin ligje”, tha ai, duke shtuar se “atyre nuk u intereson teatri, aktorët. Ata ju kanë zënë rrugën. Interesi janë trualli, kullat, pastrimi i parave, prandaj keni një luftë të vështirë sepse nuk ka të bëjë me një kryetar bashkie, as me një Kryeminist­ër, por me mafien. Ne do të bëjmë luftën tonë”, tha Çollaku. Në këtë linjë qëndroi edhe përfaqësue­si i LSI, Eltion Halili, sipas të cilit është e pamundur që të fshish kujtesën e një kombi. “Ligji thotë qartë: Çdo tjetërsim i pronës publike kërkon 3/ 5 e votave. Nuk e kanë menduar kot ligjvënësi­t, por për të mbrojtur pronën publike, të mos e lënë në fatin e një maxhorance. Ne si anëtarë të Këshillit Bashkiak nuk do të votojmë asnjë vendim. Ai këshill praktikish­t është i rënë. Ndaj do të kalohet me anë të një ligji. Shpeshherë merren shembull pronat prej qerpiçi, por nëse një nga pronarëve nuk do të ndërtojë, ndërtuesi nuk mundet. Atëherë si mundet të votojmë ne, kur artistët janë kundër? Qoftë edhe një artist të ishte kundër, do ta mendoja gjatë të votoja ose jo”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania