Panorama (Albania)

Shtyhet afati i bonove të privatizim­it, si do të përdoren për legalizime­t

Propozimi i Angjelit për përdorimin e bonove: T'u shpjegohet qytetarëve si do të bëhet pagesa në sportelet e ALUIZNI- t

- DORINA AZO

Qytetarët, që kanë ende në duar bonot e privatizim­it të përfituara nga ligji i vitit 1995, mund t'i përdorin ato për pagesat e legalizimi­t të shtëpive deri në vitin 2021.

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje projektlig­jin për shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizim­it edhe për 3 vjet të tjera. Ministria e Financave dhe Ekonomisë me projektlig­jin e sjellë në Komisionin e Ekonomisë kërkoi shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizim­it deri në vitin 2020. Zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi, shpjegoi se qëllimi kryesor i kësaj mase është krijimi i mundësive për personat që zotërojnë bono privatizim­i t'i përdorin ato edhe për 3 vjet të tjera deri në fund të vitit 2021 në pagesat e legalizimi­t. "Ne kërkojmë zgjatjen e afatit për shkak të përdorimit të tyre, sidomos në lehtësitë që krijohen për kompensimi­n e pronarëve për truall nëpërmjet ALUIZNIt. Kemi kërkuar që të shtyhet edhe me një vit tjetër, për t'iu dhënë lehtësi procesit të kompensimi­t të pronave dhe pasurive. Është e njëjta arsye që kemi kërkuar edhe herën e kaluar", u shpreh Luçi. Ishte deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i cili propozoi që afati i përdorimit të tyre të shtyhet deri në fund të mandatit të dytë qeverisë, për shkak të zgjerimit të gamës ku po përdoren bonot. "U bë 23 vjet që kjo histori përsëritet, shtyhet afati i përdorimit pasi zgjerohet përdorimi i tyre. Meqenëse jemi për të njëjtën histori, unë them ta shtyjmë afatin me 3 vjet deri në fund të mandatit qeverisës", u shpreh Angjeli. Deputeti i Komisionit të Ekonomisë Angjeli propozoi gjithashtu që Ministria e Financave në bashkëpuni­m me Ministrinë e Drejtësisë dhe ALUIZNI- n të hartojnë një program për nxitjen e përdorimit të bonove në procesin e legalizimi­t. Angjeli u kërkoi këtyre institucio­neve që të orientojnë qytetarët në sportelet e ALUIZNI- t se si mund të paguajnë shtyhet afati i përdorimit të bonove të privatizim­it. Qytetarët, që disponojnë bonot e privatizim­it, mund t'i përdorin ato deri në 2021 për pagesat e legalizimi­t të shtëpive. Me ndryshimet ligjore të kryera në vite, këto bono mund të përdoren edhe për procesin e legalizimi­t. me bono privatizim­i legalizimi­n e shtëpisë. "Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpuni­m me Ministrinë e Drejtësisë të bëjnë një program masash se si do ta përcjellin këtë vendim tek institucio­net dhe te qytetari që përfiton nga shtyrja e afatit. Ka nevojë për një nxitje dhe institucio­ni që merret me legalizime­t të familjariz­ohet me këtë çështje edhe të familjariz­ojë të interesuar­it. Pra, nuk mjafton që ne të bëjmë një ligj dhe të lajmërojmë datën e shtyrjes së afatit. Vetëm 1 për qind e të interesuar­ve e shohin në media këtë çështje. Atëherë si do të mbërrijë kjo tek ata? T'u shpjegohet njerëzve si do të bëhet pagesa në sportelet e ALUIZNI- t", u shpreh Angjeli. Deputeti Ervin Bushati, relatori i projektlig­jit për bonot e privatizim­it, tha se përdorimi i tyre u ofron lehtësi në pagesa qytetarëve që do të legalizojn­ë shtëpitë. "Një numër i konsiderue­shëm objektesh apo banesash janë në procesin e legalizimi­t nëpërmjet ALUIZNIt. Bonot dhe lejet e privatizim­it mund të përdoren edhe në këtë proces. Duke qenë se ekziston tregu për përdorimin e tyre, është e nevojshme të shtyhet afati i përdorimit për t'u dhënë lehtësi zotëruesve të tyre për t'i përdorur këto bono", u shpreh Bushati. MILIONE lekë janë arkëtuar në 3 vitet e fundit nga përdorimi i bonove të privatizim­it nga qytetarët nëpërmjet procesit të privatizim­it të pronës shtetërore nga ish- pronarët e truallit, të cilët kanë të drejtën nga blerësi dhe subjektet me kontratë enfiteoze apo qiraje

 ??  ?? Dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
Dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania