Panorama (Albania)

U dyshua për vdekje natyrale, mjekët gjejnë plumb në kokë

Ende mister rrethanat. 60- vjeçari po riparonte një automjet

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

U gjet i vdekur në servisin e makinave, Policia heton dhe për vrasje.

Mehdi Kavaja, rreth 60 vjeç, është gjetur pa shenja jete në servisin e tij në lagjen "Tophane" të Shkodrës, ku ai bënte riparime dorezash të automjetev­e. Fillimisht u dyshua se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, duke menduar se ka pasur një hemorragji në kokë, por pas hetimit të kryer nga ana e Policisë dhe ekspertizë­s mjeko- ligjore, rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i vrasjes me armë zjarri. Kjo, pasi nga verifikime­t paraprake, është konstatuar një vrimë në kokën e 60- vjeçarit dhe pas autopsisë është gjetur edhe një trup i huaj, që dyshohet se është një plumb që mund t'i ketë shkaktuar vdekjen. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka parë të shtrirë në tokë shtetasin Mehdi Kavaja pranë servisit të tij në afërsi të xhamisë së Tophanës. Menjëherë ai ka njoftuar ambulancën, e cila ka bërë edhe transporti­min e trupit në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Edhe mjekët fillimisht menduan se vdekja erdhi nga shkaqe natyrale, por pas ekspertizë­s u pa se 60- vjeçari kishte një vrimë në kokë dhe dyshohet se dikush e ka qëlluar atë me armë zjarri. Gjithsesi, do të priten rezultatet përfundimt­are të MjekësisëL­igjore për të dalë në një përfundim. Mehdi Kavaja kishte vite që punonte në servisin e tij lagjen "Tophanë", në qytetin e Korçës, ku merrej me riparimin e dorezave të makinave. Në vendin e ngjarjes, shumë pranë viktimës, u gjet dhe një automjet që 60vjeçari e kishte në riparim e sipër, pasi dera e makinës ishte lënë e hapur. Burime pranë familjarëv­e bëjnë me dije se 60- vjeçari nuk kishte konflikte me askënd. Ende nuk ka një pistë rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërsa mbeten mister rrethanat. Nisur nga ky fakt, nuk përjashtoh­et mundësia që vrasja të ketë ardhur nga ndonjë konflikt që mund të ketë pasur djali i tij. Policia vendore e Shkodrës ka nisur hetimin për këtë ngjarje për të arritur tek identifiki­mi i autorit dhe kapja e tij. "Më datë 18.06.2018, në ora 15: 30, jemi njoftuar se në lagjen ' Salo Halili', Shkodër, në servisin e tij për automjete, është gjetur i vdekur shteta- si M. K. 60 vjeç, banues lagje ' Salo Halili', Shkodër. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizë­s mjeko- ligjore për përcaktimi­n e llojit të dëmtimit. Në vendngjarj­e po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidental­e", bën të ditur Policia.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Viktima Mehdi Kavaja
Viktima Mehdi Kavaja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania