Panorama (Albania)

Paketa fiskale, Ahmetaj: Ja taksat që do të ulen

“Ky vit do jetë rekord, 1 mld dollarë investime të huaja”

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në mbledhjen e Këshillit të Investimev­e se të mërkurën në mbledhjen e qeverisë do të miratohet paketa e re fiskale.

Ministri Ahmetaj përmendi disa nga lehtësitë fiskale që do të miratohen në mbledhjen e së mërkurës në qeveri. Kreu i Financave tha se lehtësitë fiskale do të tërheqin më shumë investime. “Besoj që këtë të mërkurë e gjithë paketa kalon edhe në Këshillin e Ministrave. Një lëvizje shumë e rëndësishm­e është dhe rishikimi i tavanit të tatim- fitimit, që praktikish­t e ul me tri herë ngarkesën fiskale për bizneset e prekura. Tatim- fitimi për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë ulet me tri herë, nga 15 për qind në 5 për qind. Me këtë masë, rreth 91 për qind, që i bie afërsisht 95 mijë ndërmarrje në Republikën e Shqipërisë përfitojnë lehtësim të ngarkesës fiskale me tatim- fitim ose 0, ose 5 për qind”, u shpreh ministri. Kreu i Financave u ndal edhe te lehtësitë fiskale për sektorin e agroturizm­it dhe bujqësisë. “Sipërmarrj­et e licencuara në sektorin e agroturizm­it do të MILIONE përfitojnë ulje të tatim- fitimit nga 15 në 5 për qind. Pra, nuk ka rëndësi sa sipërmarrj­e e madhe do të jetë në agroturizë­m, do të trajtohet me 5 për qind tatim- fitimi dhe normë të reduktuar të Tatimit të Vlerës së Shtuar prej 6 për qind për shërbimet e akomodimit dhe përjashtim­i nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë të ndërtimeve të reja për qëllim agroturizm­i. Shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor do të përfitojnë rimbursimi­n e TVSH- së në masën 20 për qind, si të ishin fermerë, por tashmë pa limit në aspektin e qarkullimi­t, dhe do të trajtohen me tatim- fitim të reduk- tuar nga 15 në 5 për qind”, tha Ahmetaj. Kreu i Financave tha se lehtësitë fiskale do të tërheqin më shumë investime të huaja. “Para disa ditësh, firmosënmm­e kompaninë Forchner një ofertë që i hap rrugë një investimi të ri të kësaj kompanie ku do të punësohen rreth 1 mijë punonjës. Kemi interes të avancuar nga një kompani gjermane ose zvicerane për ndërtimin e një porti jahtesh dhe mjete luksoze lundrimi dhe Lufthansa IT Solution, nuk është më sekret, është këtu për të bërë potenciali­sht një partnershi­p për të prodhuar për kërkesën globale në industrinë e softwareve, duke punësuar inxhinierë dhe specialist­ë të kualifikua­r”, u shpreh ministri. Kreu i Financave, duke iu referua të dhënave të bilancit të pagesave, tha se për 3mujorin e parë të 2018- s, investimet e huaja direkte arritën 284 milionë euro. Ministri tha se pritshmëri­të për vitin 2018 janë pozitive dhe investimet të arrijnë 1 miliard dollarë. “Një javë më parë, statistika­t e bilancit të pagesave treguan se në tremujorin e parë të vitit 2018, flukset hyrëse të investimev­e të hua- ja direkte në Shqipëri, siç i referohemi investimev­e të huaja në Shqipëri, për tremujorin e parë të vitit 2018, shënuan shifrën 284 milionë euro, një rritje e konsiderue­shme vjetore prej 62 për qind ose në nivelin më të lartë të 8 viteve të fundit. Viti 2017 u mbyll me investime të huaja në nivelin 907 milionë euro. Nëse i referohemi ecurisë dhe krahasuesh­mërisë së tremujorit të parë të këtij viti me tremujorin e parë të vitit 2017, atëherë besojmë që ky vit do të jetë sërish një rekord, me gati 1 miliard dollar investime të huaja”, tha Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje në mbledhjen e Këshillit të Investimev­e
Ministri Ahmetaj, dje në mbledhjen e Këshillit të Investimev­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania