Panorama (Albania)

“Forca e Ligjit” godet grupin kriminal që grabiti 11 kasaforta biznesesh

Arrestohen 5 autorët e dyshuar gjatë operacioni­t "Kasaforta", mes tyre edhe ish- polici që ishte liruar nga burgu disa ditë më parë

-

"Forca e Ligjit" goditi dje një grup të strukturua­r kriminal, anëtarët e të cilit, nën kërcënimin e armëve, vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stema Policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve, 11 prej të cilave të dokumentua­ra. Pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me komisariat­et dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë, finalizoi operacioni­n policor të koduar "Kasaforta". Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 persona, mes së cilëve edhe një ishpunonjë­s Policie, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për "shpërdorim detyre". Të arrestuari­t janë: Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Valmend ( Gjon) Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje; Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; ish- polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, i dënuar më parë për shpërdorim detyre.

HETIMI

Nga hetimet rezulton se ky grup i strukturua­r krimi- nal, në periudha të ndryshme kohore, ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksio­nin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Për re- alizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin gjatë orëve të vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira, duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Nga puna hetimore është bërë i mundur dokumentim­i ligjor i disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat, konkretish­t i 11 ngjarjeve. Policia tha se në cilësinë e provës materiale gjatë hetim- it të këtyre ngjarjeve janë sekuestrua­r: 3 automjete, 2 armë zjarri, 4 maska, 6 palë doreza pune, një palë pranga metalike si ato të Policisë, një portofol me stemën e Policisë, një sasi lënde narkotike e llojit heroinë, një çantë me vegla pune si pinca, kaçavida, një gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave, veshje të ndryshme, pajisje speciale për hapjen e dyerve të blinduara, një varre dhe 6 leva hekuri.

DREJTUESIT E GRUPIT

Dy prej të arrestuarv­e, Elton Lika dhe Saimir Kuçi, dyshohet të jenë drejtuesit e grupit kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje me armë, si pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal prej 8 personash. Ata u arrestuan për herë të parë më 13 dhjetor të vitit 2009, gjatë operacioni­t të koduar "Hijet e Natës", për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie­sh. Elton Lika dyshohet të ishte një nga autorët e vjedhjes së bujshme të biznesmeni­t të ndërtimeve I. Ç., të cilit i morën në banesë kasafortën me 340 mijë euro, 5 mijë paund dhe 13.4 milionë lekë të rinj. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009, në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën "Hamid Shijaku". Gjithashtu, ky grup akuzohej edhe për vjedhjen në Ambasadën Daneze në Tiranë.

 ??  ?? Grabitjet e filmuara nga kamerat e sigurisë
Grabitjet e filmuara nga kamerat e sigurisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania