Panorama (Albania)

Vëllai i Violetës: Iku nga shtëpia, kishte shenja dhune

-

Vëllai i 35- vjeçares Violeta Donaj, që vrau burrin e saj, tregon se çifti kishte konflikte gjatë kohëve të fundit, ndërsa pak ditë më parë motra e tij ishte larguar nga shtëpia për të qëndruar në banesën e prindërve të saj. Ditën e ngjarjes, kur edhe ndërmori aktin e rëndë, ajo iu ka thënë familjarëv­e se do shkonte në shtëpinë e saj për të marrë rrobat e saj dhe të vajzës. Nëna e dy fëmijëve, një vajze 14- vjeçare dhe një djali 7- vjeçar, e shoqëruar edhe nga kunata, ka marrë rrugën nga shtëpia e prindërve për në shtëpinë e saj, por askush nuk di të thotë me saktësi pse ndaloi në treg, aty ku Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgë. Vëllai i 35- vjeçares thotë se nuk e ka idenë se ku mund ta ketë gjetur Violeta armën e krimit. Por, nga ana tjetër, ai shprehet se Violeta i ka treguar shenja të dhunës së ushtruar nga bashkëshor­ti i saj, gjë e cila e kishte detyruar të ikte nga shtëpia. "Ne s'kemi pas dijeni në lidhje me ngjarjen, di që kanë pas konflikte të vazhdueshm­e dhe për këtë motra iku nga shtëpia. Motra më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup. Por nuk dija asgjë për veprimet që do kryente. Të dielën në mëngjes na tha që do shkonte në shtëpi të merrte rrobat. Shkoi bashkë me bashkëshor­ten time", thotë i vëllai. Mësohet se Violeta është shoqëruar nga kunata deri te tregu e aty i ka thënë se duhet të mbaronte një punë dhe më pas është afruar te bashkëshor­ti i saj, Kujtimi. Pasi kanë debatuar, Violeta mësohet se e ka qëlluar katër herë me pistoletë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania