Panorama (Albania)

FQINJËT: KUJTIMI LUANTE, KISHTE SHUMË BORXHE

-

35- vjeçarja, e pyetur nga Policia se ku e ka gjetur armën, ka deklaruar se e ka marrë atë te makina që burrë e grua përdorin për nevojat e familjes, por pa përcaktuar nëse arma i përkiste vetë viktimës. "Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz. U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë ( familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar. Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshor­tin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi Policia. Kishim probleme. Mundohesha t'i fshihja duke menduar se gjërat do të rregullohe­shin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë", u ka thënë ajo hetuesve. Nga ana tjetër, familja e Kujtim Donajt në Mirditë ka hapur dyert e mortit. Gazeta "Panorama" ishte në shtëpinë e familjes Donaj, në qytetin e Fqinjët e çiftit Donaj në qytetin e Rrëshenit, të cilët nuk duan të identifiko­hen, thonë se viktima Kujtim Donaj ishte zhytur në borxhe, për shkak të vesit të tij për të luajtur kumar dhe se gjithashtu ishte i varur nga alkooli. "Unë e kam njohur çiftin Donaj, pasi kam shtëpinë në këtë lagje. Violeta punonte shumë për të mbajtur familjen. Shiste në tregun e Rrëshenit rroba të përdorura, ndërsa të dielave dilte bashkë me burrin e saj në Milot. Të them të drejtën, Kujtimi ka pas konsumuar shumë alkool dhe luajtur bixhoz. Madje, me sa di unë, ka pasur shumë borxhe për shkak të bixhozit. Violeta ka qenë një tip i mbyllur dhe nuk i shprehte asnjëherë problemet familjare që kishte. Unë e takoja shpesh dhe s'më ka folur asnjëherë për të shoqin", tregon një prej fqinjëve të çiftit. Rrëshenit, gjatë ceremonisë për përcjellje­n për në banesën e fundit të 42- vjeçarit. Kujtim Donaj është përcjellë për në banesën e fundit rreth orës 13: 00 të së hënës. Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm dhe dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa kanë munguar familjaret e gruas, të cilët nuk janë pranuar të jenë në ceremoni nga familja e viktimës. Familjarët e tij nuk pranojnë të flasin për mediat në lidhje me krimin e rëndë, duke e kaluar atë çfarë ka ndodhur në heshtje të plotë. Por, në biseda me të afërm të tyre, mësohet se ajo çfarë kërkon familja Donaj ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre. Ata ia kanë kërkuar këtë Policisë, por edhe po e kërkojnë privatisht për ta zbuluar se si ka përfunduar pistoleta në duart e 35vjeçares. Nga hetimet e deritanish­me rezulton se mes çiftit ka pasur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe divorci. Nga pyetja e 35- vjeçares së arrestuar, Policia e ka përforcuar idenë se konflikti ka ndodhur për shkak të mar- rëdhënieve të tensionuar­a së çiftit. Gruaja mësohet t'u ketë thënë hetuesve se bashkëshor­ti i saj konsumonte alkool, ishte i dhunshëm dhe shpenzonte shumë para në bixhoz. Violeta Donaj ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa shumicën e kohës në ambientet e paraburgim­it ndodhet në gjendje të tronditur. Për këtë shkak, ajo do të merret sërish në pyetje nga hetuesit. Sipas të dhënave, dy ditë para ngjarjes, Violeta Donaj kishte marrë djalin e saj të mitur dhe ishte larguar nga banesa e bashkëshor­tit, duke shkuar te familja e prindërve të saj. Mbi Violeta Donajn tashmë rëndon akuza e "armëmbajtj­es pa leje" dhe "vrasjen me paramendim".

 ??  ??
 ??  ?? Gruaja e dhunuar, dje në spital
Gruaja e dhunuar, dje në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania