Panorama (Albania)

Trajneri Lëv: Nuk do të përfundojm­ë si Italia

"Lojtarët janë të zhgënjyer, por do të reagojnë në kohë"

-

Pas humbjes 1- 0 ndaj Meksikës, trajneri Lëv nuk fshehu mërzitjen pas ndeshjes, duke deklaruar se skuadra nuk është dorëzuar ende dhe se shpresat për t'u kualifikua­r në fazën tjetër nuk janë shuar për skuadrën e tij.

Dje, një ditë pas kësaj disfate, ai ka folur më hollësisht për faqen zyrtare të "DFB" në një konferencë për shtyp.

Sa ka ndikuar kjo humbje te ju?

Është shumë zhgënjyes fakti që humbëm në ndeshjen e parë. Është një situatë, në të cilën nuk kemi qenë më parë. Por ka gjithmonë një herë të parë. Nuk treguam në lojë atë që dimë të bëjmë. Për këtë duhet të flasim, por ju siguroj që nuk do të biem. Do të mësojmë nga kjo humbje dhe do bëjmë më mirë në ndeshjen tjetër.

Çfarë mungoi saktësisht?

Në pjesën e parë luajtëm shumë keq, nuk mundëm të shfaqnim lojën tonë duke humbur shumë topa. Në pjesën e dytë Meksika qëndroi shumë prapa. U munduam të bënim diçka, por na u krijua një ndjesi që topi nuk do të hynte kurrë në rrjetë.

Si është humori në skuadër pas asaj humbjeje?

Lojtarët janë shumë të zhgënjyer. Fokusi duhet të përqendroh­et te ndeshja e radhës ndaj Suedisë. Jam i bindur që do të reagojmë siç duhet, kemi eksperienc­ën e duhur.

A ka skuadra probleme fizike?

Në pjesën e parë u dha kjo përshtypje, pasi nuk ishim dinamikë në aksionet që krijonim. Në të dytën nuk mund të themi të njëjtën gjë, pasi ishim ne ata që kontrollua­m lojën. Dëshira për të kthyer lojën nuk mungoi, as në as- pektin fizik.

Do të ndryshoni gjithçka tani?

Nuk mund të flakim tutje planin që kemi përgatitur gjatë kësaj periudhe. Do të mundohemi të punojmë dhe të përmirësoh­emi në gjërat që nuk kemi bërë siç duhet gjatë ndeshjes. Ky ishte edhe problemi në ndeshjen e së dielës. Dolëm nga mënyra e lojës sonë.

Pas Kupës së Konfederat­ave, duhet të kishit grumbullua­r më shumë lojtarë të rinj?

Kemi një skuadër relativish­t të lehtë, gjithashtu edhe disa të vjetër. Kualiteti dhe eksperienc­a janë në skuadër, edhe pse kjo nuk u pa në ndeshjen ndaj Meksikës.

Tri nga skuadrat që kanë dalë kampion bote janë eliminuar në fazën e Grupeve.

Kjo nuk do të na ndodhë neve. I kemi të gjitha mundësitë për ta korrigjuar këtë situatë. Do t'ia dalim, por vetëm nëse ndërhyjmë në kohë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania