Panorama (Albania)

Pogba: Në Francë nuk më falin asnjë gabim

-

Dy vjet më parë, Pol Pogba thyente "murin" e 100 milionë eurove me kalimin e tij nga Juventusi te Mançester Junajtid dhe nga shumë specialist­ë të sektorit shihej si një nga mesfushorë­t më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Që nga ai moment, duke i ngarkuar edhe përgjegjës­i prej fenomeni, statusi i tij në gjirin e ekipit të Francës shpeshherë është vënë në diskutim. Deshamp dhe shokët e tij i kanë besuar gjithmonë, si në Premier Ligë, ashtu edhe në ndeshjet në kombëtare, por ndaj një personazhi si Pogba, në Francë, të paktën ka një mori shigjetime­sh që nuk ndalojnë kurrë. Të shtunën e kaluar me golin kundër Australisë, ai një pjesë të mirë të kritikave i ktheu në duartrokit­je. Rrjeta e tij i dha jo vetëm tri pikë "Gjelave", por edhe pozita më komode në kuadër të vendit të parë në Grupin C.

Gjithmonë në syrin e ciklonit mediatik, Pol Pogba duket se është mësuar me këtë pjesë të profesioni­t të tij. Duke folur për mënyrën

Kritika-

se si e përjeton këtë situatë, mesfushori i "Gjelave" pranoi se nuk është se e vuan shumë, teksa duke plotësuar mendimin e tij deklaroi: "Ajo që mund të them është se ndaj meje ka një tolerancë më të ulët në rastet kur gaboj. Shpeshherë, sidomos pas transferim­it te Mançesteri, më ka ndodhur që nga mesfushori më i mirë në botë të shndërrohe­m në më të dobëtin ose anasjellta­s. Unë shoh anën pozitive, pasi gjithmonë jam zgjedhje e parë, pavarësish­t se në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për kritika".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania