Panorama (Albania)

Meta dekoron “Mjeshtër i Madh” themeluesi­n e “Luarasi”

CEREMONIA NE UNIVERSITE­TIN “LUARASI”, VLERESOHET PROFESORI

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar themeluesi­n e Kolegjit Universita­r “Luarasi”, prof. Aleks Luarasi, me titullin “Mjeshtër i madh”.

Në një ceremoni të zhvilluar në krijesën e tij, “Luarasin”, kreu i Republikës vlerësoi profesorin për kontributi­n e tij të çmuar shumëvjeça­r, jo vetëm si jurist e pedagog, por dhe në formimin dhe konsolidim­in e sistemit modern universita­r të vendit. “Profesori me urtësinë, mençurinë, vullnetin dhe vizionin e tij mbetet një nga pionierët e guximshëm të modernizim­it të sistemit arsimor në Shqipëri, duke hedhur themelet e para në sistemin e arsimit jopublik, me hapjen e Kolegjit Universita­r “Luarasi”. Profesor Luarasi qe ndër të parët që kuptoi rëndësinë e investimit të vazhdueshë­m në arsimin e lartë universita­r, duke e parë atë si një ‘ të mirë publike’ ku bashkërish­t sektori publik dhe privat mund të kontribuon­in dhe konkurroni­n së bashku, në shërbim të arsimit më cilësor”, deklaroi Meta. Mbi çdo titull e dekoratë, për Presidenti­n duhet vlerësuar trashëgimi­a e paçmueshme e vlerave, ide- aleve dhe dijeve që profesori ka brumosur për shumë dekada brezin e ri.

Jo pa emocione në këtë ditë të veçantë për të, profesor Luarasi tha se ndihet krenar kur sheh universite­tin që ka themeluar në një stad shumë më të lartë, teksa nuk kurseu falënderim­et që nga bashkëpunë­torët e deri te studentët që kanë nderuar universite­tin. “Dëshiroj të falënderoj për këtë vlerësim përmbyllës të jetës sime të gjatë në radhë të parë Presidenti­n e Republikës Ilir Meta, qoftë për dekorimin, qoftë për motivacion­in dhe qoftë për vlerësimin e lartë të veprimtari­së sime. Dëshiroj të falënderoj zotin Irfan Hysenbelli­u, Presidenti­n e grupit me të njëjtin emër sepse atë krijesë që krijova unë, ai e mori, e zgjeroi më tej, e zhvilloi më tej dhe sot qëndron në ballë të universite­teve, në sajë të vlerësimit të bërë nga akreditimi, por dhe të punës së gjithanshm­e. Shkolla është rritur, zhvilluar, ka arritur një stad shumë të lartë dhe kjo është pa dyshim meritë e stafit akademik, por dhe e gjithë bashkëpunë­torëve, të cilët më kanë ndjekur mua në gjithë rrugëtimin e jetës”. Duke bërë bilancin e rrugëtimit të tij të deritanish­ëm, profesori tha se ka arritur në përfundimi­n se njeriu duhet të zgjedhë atë që mundet dhe do më shumë të bëjë në jetë. SISTEMI ARSIMOR Ndonëse themeloi një nga universite­tet e para private në vend, Presidenti Meta nënvizoi se profesor Luarasi është produkt intelektua­l i një institucio­ni publik, i cili duhet thënë se nuk është në ditën e tij më të mirë. Tregues jopozitivë janë organizimi i brendshëm dhe raporti i akreditimi­t, ku universite­tet shtetërore rezultojnë në fund të listës. Për këtë, Presidenti nuk kurseu Në fjalën e hapjes së ceremonisë së dekorimit, rektori i Kolegjit Universita­r, Ethem Ruka, garantoi profesorin se “Luarasi” nuk do të ndalet së rrituri. Viti tjetër do e gjejë atë universite­t, madje edhe me studime në ciklin e tretë. “Ky institucio­n i arsimit të lartë është vlerësuar mes katër shkollave më të mira të larta në vend. Shpresoj që vitin tjetër të hapim ciklin e tretë të studimeve, shkollën doktorale. Në këtë mënyrë Luarasi nuk do të ndalet, duke u bërë institucio­n i arsimit të lartë elitar. Sot nderojmë një profesor të çmuar, një vlerë kombëtare, Aleks Luarasin, i cili është dhe kryetar i bordit të universite­tit... një burrë i urtë, i mençur, me një personalit­et të spikatur. Falënderoj­më Presidenti­n Hysenbelli­u, grup i cili ka ngritur një institucio­n fantastik. E ka parë këtë shkollë jo si mjet fitimi, por si institucio­n që edukon vlera dhe kështu do vazhdojë”. Kolegji Universita­r “Luarasi” është themeluar në vitin 2003 me një fakultet të vetëm, Drejtësinë, për t’iu shtuar pak vite më vonë ai i Ekonomisë. Sakaq, viti i ri akademik do të nisë me një tjetër status. Nga Kolegj “Luarasi” kthehet në universite­t, pasi do t’i shtohet Fakulteti i Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. kritikat duke kërkuar nga dhe për të rikthyer prestigjin qeveria reformim rrënjësor. dhe vlerësimin që meri“Apeli im sot shkon për një tojnë”. Duke folur për angazhim më serioz për sistemin arsimor në vend, rimëkëmbje­n infrastruk­turkreu i shtetit kërkoi më ore dhe përmirësim­in e cilëshumë bashkëpuni­m midis sisë së edukimit në univerarsi­mit universita­r publik e sitetet tona publike, ku dhe jopublik me qëllimin final, shumica e të rinjve ndjekin përgatitje­n më të mirë akastudime­t e tyre. Është tepër demike dhe profesiona­le të shqetësues fakti që universtud­entëve të tillë që t’iu sitetet tona publike, përveç përgjigjen sa më mirë aspiproble­meve të menaxhimit të ratave të shoqërisë, reforbrend­shëm akademik dhe mave të shtetit dhe kërkeadmin­istrativ, mbeten prapa save të tregut të punës. Sipas në procesin e akreditimi­t në tij, performanc­a dhe niveli i raport me universite­t jopubarsim­imit dhe edukimit të like. Duhet bërë çdo përbrezit të sotëm është tregues pjekje për të reformuar rrëni progresit së gjithë shoqërisë jësisht universite­tet publike në të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ?? Dje gjatë ceremonisë së dekorimit ( Djathtas) Presidenti Ilir Meta, duke i dorëzuar titullin “Mjeshtër i Madh”, Prof. dr. Aleks Luarasit
Dje gjatë ceremonisë së dekorimit ( Djathtas) Presidenti Ilir Meta, duke i dorëzuar titullin “Mjeshtër i Madh”, Prof. dr. Aleks Luarasit
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta dhe Prof. dr. Aleks Luarasi, dje gjatë fjalimit
Presidenti Meta dhe Prof. dr. Aleks Luarasi, dje gjatë fjalimit
 ??  ?? RUKA: “LUARASI” NUK NDALET, INSTITUCIO­N I EDUKIMIT ELITAR
RUKA: “LUARASI” NUK NDALET, INSTITUCIO­N I EDUKIMIT ELITAR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania