Panorama (Albania)

Gafurr Mazreku shpallet “Qytetar Nderi”, miku i Azemit: Si e qëlloi me 5 plumba në Parlament

EMRAT E 13 KESHILLTAR­EVE TE KOALICIONI­T QEVERITAR NE HAS QE VOTUAN PRO DEKORIMIT TE ATENTATORI­T. REAGON PD E RAMA

- Gent Strazimiri Edi Rama Bislim Ahmetaj

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r Demokrat, Gent Strazimiri, akuzoi Kryeminist­rin Rama se urdhëroi këshilltar­ët e majtë në Bashkinë Has që të nderojnë atentatori­n e Azem Hajdarit “Qytetar nderi” të Hasit. “Urdhri kriminal i Edi Ramës për të nderuar atentatori­n e Azem Hajdarit është rilindje e së shkuarës më antieuropi­ane të vendit! Në një akt të pashembull­t dhe kriminal, Edvin Kristaq Rama shpalli sot “Qytetar nderi” të Hasit atentatori­n e liderit të lëvizjes së dhjetorit, Azem Hajdari. Vendimi i përfaqësue­sve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratik­e i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarr­jen kriminale të këshilltar­ëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij. Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati!”, u shpreh Strazimiri në një dalje nga selia e PD- së. Sipas PD- së, vendimi i Ramës është vijim i vendimeve që ka marrë dhe babai i tij. “Vendimi për të nderuar vrasësin e Azem Hajdarit është gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve, që sundoi për 46 vjet mbi gjakun e këtij populli; Është vendim i Edvin Kristaq Ramës, i Ditmir Sulejman Bushatit, i Ilir Hamit Beqjes, i ministrit të Brendshëm të Ramiz Alisë, Gramoz Ruçi, i hetuesit torturues të komunizmit kundër Lëvizjes Studentore, Fatmir Xhafaj, e i sa e sa të tjerëve, oficerë sigurimi, persekutor­ë e vrasës të genit më të mirë të këtij kombi”, u shpreh nënkryetar­i i grupit të PD- së. Pas kësaj deklarate ka reaguar Kryeminist­ri Rama, i cili e ka cilësuar provokim vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit. “Kryeminist­ri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të pa- përgjegjsh­ëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar. Ai bën me dije se i ka kërkuar prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamenta­r e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegj­shmërie të këshilltar­ëve të Hasit, pavarësish­t se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Kryeminist­ria. Ai i cilësoi vulgare akuzat e PD- së. “Duke i konsiderua­r akuzat vulgare të Partisë Demokratik­e, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, Kryeminist­ri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta”, reagoi Kryeminist­ri. Por pas kësaj deklarate, PD- ja reagoi duke i kërkuar Kryeminist­rit shkarkimin e kryetarit të bashkisë. “Firma e prefektit nuk është zgjidhja! Është vetëm një mjet që Edi Rama të mos marrë përgjegjës­i! Edi Rama nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati dhe të fshihet pas prefektit, sepse kryetari i Bashkisë së Hasit është i tiji, se ai ishte në dijeni të propozimit të kryebashki­akut të tij dhe, mbi të gjitha, Edi Rama ka në dorë ta shkarkojë atë”, thuhet në deklaratën e dytë të PD- së.

 ??  ?? GAFURR MAZREKU NE GJYKATE, PAS ATENTATIT NDAJ HAJDARIT
GAFURR MAZREKU NE GJYKATE, PAS ATENTATIT NDAJ HAJDARIT
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania