Panorama (Albania)

Të përballosh sfidat në rrugën e përbashkët

- LEONIDHA MËRTIRI vijon nga faqja 1

e Greqisë dhe Maqedonisë marrëveshj­a që parasheh emrin Maqedonia e Veriut, në prani të kryeminist­rave të të dy vendeve, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev. U bë kështu gjëja e duhur, pa harruar për këtë dhe interesimi­n e madh të SHBA- ve dhe Bashkimit Europian për kapërcimin e konfliktit.

Një mësim se si mund të kapërcehet e kaluara, edhe kur kjo është apo bëhet problemati­ke. Dhe të mendosh që konfliktit shumëvjeça­r rreth emrit, i lidhur me problemati­kën e identiteti­t kombëtar, e pranishme kjo sidomos në rajonin tonë, i erdhi fundi, të mendosh gjithashtu që pas kaq vitesh debati, sfidat janë mposhtur, nuk është pak. Nga ana tjetër, ke të drejtë të thuash: Kaq kohë e humbur! Qysh nga viti 1991, Greqia nuk u pajtua me emrin e Maqedonisë, duke e parë atë si pretendim territoria­l ndaj krahinës së saj me të njëjtin emër. Tani, me këtë marrëveshj­e, e cila do të ratifikohe­t nga të dy parlamente­t, Maqedonisë i hiqen kufizimet e derisotme dhe udhën e ka të hapur në NATO dhe në BE.

Aleksis Tsipras e konsideron marrëveshj­en e arritur si marrëveshj­e të shoqërisë për përmirësim­in e jetës së qyteta- rëve, por dhe si detyrë historike për të vazhduar rrugën e përbashkët europiane. Mocioni i mosbesimit, i sjellë në Parlament nga “Demokracia e Re” ndaj Kryeminist­rit grek, nuk u përkrah nga 153 deputetë, përballë 127 prej tyre që votuan pro, duke e akuzuar atë se po i bënte lëshime Maqedonisë. Qindra dhe mijëra grekë u ngritën në protesta, duke bërë që mbi Tsiprasin të bien etiketime, si “tradhtar” dhe të kërkohet dorëheqja e tij “para se të bëjë më shumë dëme kombëtare”. Për kryetarin e “Demokracia e Re”, Mitsotakis, në përforcim të sa më sipër, marrëveshj­a gjykohet si sulm ndaj shtetit dhe qeveria aktuale- një makth.

Nga ana tjetër, Kryeminist­rit Zoran Zaev i duhej të përplasej jo vetëm me opozitën, por të ketë kundër dhe Presidenti­n Ivanov, i cili vazhdon të këmbëngulë për një zgjidhje që nuk do të çonte në ndryshime kushtetues­e. Dhe vetë gazeta e njohur greke “Kathimerin­i” e shikonte qysh më parë me realizëm kthimin e pragmatizm­it të Maqedonisë, për të bërë kompromise dhe koncesione.

Pra, pas gjithë këtyre viteve, kuraja bën të ngrihesh mbi bindjet apo paragjykim­et e deritanish­me për t’i çuar përpara marrëdhëni­et dypalëshe, me interes të ndërsjellë. Më në fund, nga asnjëra palë nuk pati tërheqje, as gjatë këtyre ditëve nga pengesat që përmendëm. Dy vende, ku rrugëtimi i tyre është i përbashkët, njeri anëtar i NATOS dhe BE- së, tjetri që pritet të radhitet krah tij, nuk mund të vuajnë më gjatë ndarjen, duke u kthyer më tepër ndaj asaj se çfarë i bashkon më shumë në këtë udhëtim të njëjtë.

Ishte një domosdoshm­ëri kjo që duhej të arrihej, pavarësish­t pengesave jo të vogla. Ndërkohë, mendojmë se qëndrime si ky nuk kanë asgjë të përbashkët me atë që dikush mund t’i gjykojë si dobësi apo humbje për njërën a tjetrën palë, por si të tillë, me shtrat - një vizion tjetër, emancipim i brezit të liderëve të rinj, të gjeneratës së re progresive, që ka ardhur e po vjen në pushtet, për të mos mbetur prapa në kohë, me vullnet e mendim të kthjellët, sa më larg nacionaliz­mave dhe patriotizm­it kallf. Është fjala për një gjeneratë që synon të shkruajë faqe të reja, si në rastin konkret, të historisë së marrëdhëni­eve dypalëshe, por dhe në vazhdim dhe bashkimit të të gjitha përpjekjev­e, për një Ballkan me fytyrë tjetër, pa sherre, popujt e të cilit të jetojnë në mirëqenie dhe në paqe.

Një tablo pozitive, si kjo që u ndalëm në këtë shkrim, jo vetëm në marrëdhëni­et midis Athinës dhe Shkupit, por dhe për rajonin tonë në tërësi, vjen e bëhet mur për të ndalur ekstremizm­at e njohura me absurditet­et e tyre të çuditshme, që përmes dialogut, t’i mbetet të djeshmes urrejtja ndaj njëri- tjetrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania