Panorama (Albania)

Rrezikon stolin, Nejmar: Zvicra s’e meritoi barazimin

“Asgjë shqetësues­e, nuk është dëmtim. Dita- ditës po ndihem akoma më mirë”

-

TNë zonën miks të stadiumit e prisnin të gjithë gazetarët dhe Nejmar doli duke çaluar.

Sigurisht, dhimbje mund të ketë pasur, por më shumë ishte një shfaqje teatrale nga sulmuesi i Brazilit. Ai ndaloi për të komentuar barazimin e arritur ndaj helvetëve, por mbi të gjitha edhe 10 faullet e pësuar. "The Sun" shkruan se Nejmar rrezikon në ndeshjen me Kosta Rikën të premten për shkak të goditjes që mori në kavilje, por edhe për faktin se performanc­a e tij nuk ishte më e mira. Nuk përjashtoh­et mundësia që Duglas Kosta të jetë titullar në sfidën e ardhshme dhe njëri mes "O Ney"- t dhe Uillianit të ulet në stol. Brazili dhe Tite kanë nevojë për forca të reja në mënyrë që të arrijë fitoren e parë dhe të vazhdojë rrugëtimin në këtë kompeticio­n.

Dhimbje- 10 faulle. Rekord për një brazilian në Botëror që nga viti 1966 dhe shifra më e lartë e arritur në këtë kompeticio­n për një lojtar që nga Botërori 1998. "Nuk kam asgjë për të thënë. Futbolli është i tillë. Është normale që të më ndërhyjnë. Kundërshta­rët ndonjëherë të ndalojnë në këtë mënyrë dhe nuk është nevoja ta bëj çështje. Unë thjesht dua të luaj futboll ose të paktën të provoj të luaj. Pastaj, janë arbitrat. Më kanë goditur, dhemb shumë dhe tani që jam i ftohtë, akoma më shumë. Por, nuk ka asgjë shqetë- suese. Nuk është dëmtim, por thjesht goditje", ka thënë sulmuesi brazilian.

Faulli- Më tej, ai flet edhe për ndeshjen dhe mbi të gjitha për momentin më të diskutuesh­ëm që ishte faulli ndaj Mirandës. "Meritonim më shumë sesa barazimi, por ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar. Unë ndi- hem mirë fizikisht dhe nga dita në ditë po përmirësoh­em. Pak nga pak po gjej kondicioni­n e duhur. Goli i Zvicrës? Për mendimin tim ishte faull ndaj Mirandës. Duke e parë përsëritje është e qartë, por nuk më takon mua të gjykoj. Janë arbitrat dhe profesioni­stët që merren me këtë punë. E përsëris që barazimi na rri pak ngushtë, por është e vërtetë që mund të luajmë akoma më mirë. Kjo ndeshje tregoi se nuk ka asgjë të lehtë në këtë Botëror", përfundoi Nejmar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania