Panorama (Albania)

Super Kejn, Anglia shijon fitoren në limit

-

Pas Francës, Anglia është një tjetër skuadër nga "të mëdhatë", që nuk zhgënjen në këtë debutim botëror. Djemtë e Sauthgejt kalojnë mes vuajtjesh Tunizinë, që falë edhe një 11- metërshit të "dhuruar" nga Uoker, për pak se nuk servir surprizën e radhës. Britanikët e nisin vrullshëm takimin dhe vetëm pas dhjetë minutash gjejnë golin e avantazhit me kapitenin dhe njeriun e tyre më simbolik. 24 minuta më pas Kajl Uoker pengon në zonë Slitin dhe për kolumbiani­n Roldan është penallti e pastër. Ndërhyrja e VAR- it shërben për të shuar dyshimet mbi rastin, ndërsa Sasi merr përgjegjës­inë dhe mposht Pikford. Portieri anglez hapet bukur, por mbërrin me një fraksion sekonde vonesë, e teksa Tunizia feston, Anglia duket e rizhytur në makthet e së kaluarës. Shërben një lëvizje e Herri Kejn në minutën e parë shtesë për të rikthyer qetësinë e për t'i dhënë tri pikët e para "ruse".

Kapiteni - Anglia mbarë falënderon nuhatjen për gol të sulmuesi të Totenhemit, teksa shijon tri pikët e para në "Rusi 2018". Një pjesë e parë e dominuar me gjashtë goditje në kuadrat dhe një superiorit­et të dukshëm, duket sikur janë parathënia e një lumi golash. Pjesa e dytë nis me të njëjta ritme, por rënia e Tunizisë nuk ia thjeshtëso­n gjërat për anglezët, që përveç rivalit, duhet të përballen edhe me morinë e mushkonjav­e që kishin pushtuar impiantin e Vollgograd­it. Dy helikopter­ët që duhet të "pastronin" ajrin nga insektet nuk shërbyen, por kjo nuk e ndali kapitenin Kejn të gjente golin e fitores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania