Panorama (Albania)

Mustafa Nano: Pse Mazreku e qëlloi Azemin, vetëgjyqës­ia një zakon i egër i yni

“Shfuqizoji­ni të gjithë titujt e nderimet që janë bërë deri më sot prej këshillave komunale! Janë tituj partiakë”

- MUSTAFA NANO Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano e cilëson një akt absurd shpalljen e ishdeputet­it të PS- së, Gafurr Mazreku, si “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Hasit. Gjatë monologut të tij në emisionin “Provokacij­a” në “ABC News”, lidhur me vendimin e marrë këtë të hënë nga këshilltar­ët e maxhorancë­s në Has, Nano thekson se vendimi nuk legjitimoh­et me asnjë logjikë, pasi Mazreku mbahet mend veç për një gjë: ka shtënë me armë në mes të Parlamenti­t. Duke kujtuar episodin e ndodhur me Azem Hajdarin në sallën e Parlamenti­t, Nano kujton se ish- deputeti i PSsë kërkoi të vinte drejtësi me anë të vetëgjyqës­isë, sipas një zakoni të vjetër të shqiptarëv­e. Për Nanon duhet që organet e administra­tës lokale t’iu hiqet e drejta për të shpallur titujt “Qytetarë Nderi”.

Le të bëjmë pak histori. Më 16 shtator 1997, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ndodhi një përplasje mes Azem Hajdarit e Gafurr Mazrekut. Sa prova force janë bërë në atë foltore, aq të mira qofshin! Dhe kjo mes Mazrekut e Hajdarit shkoi deri në ekstrem. Fillimisht ishte një kapje me duar. Çdo kapje me duar mes deputetësh e bën me turp një Parlament. Por jo Parlamenti­n shqiptar. Aq më pak Hajdarin e Mazrekun. Përkundraz­i, ajo ndeshje fizike u kishte hije këtyre të fundit, të cilët veç te dhuna e kishin mendjen. Atë copë herë ata u vunë në një garë me sho- shoqin për të pushtuar foltoren. Asnjëri prej tyre nuk donte ta lëshonte. Braktisja e foltores do të ishte për secilin prej tyre baras me një turpërim publik. Dhe prandaj të dy ngulnin këmbë për të mos i hapur rrugë tjetrit. Por në fund, Mazreku ndjeu se doli i humbur nga ajo histori. I zhburrërua­r. Ndoshta sepse Hajdari e fitoi ballafaqim­in fizik. Ndoshta sepse Hajdari mund t’i ketë thënë ndonjë fjalë të rëndë në atë rrethanë. Mazreku duhet ta ketë vuajtur shumë atë situatë. Dhe për ta “barazuar rezultatin”, pak më vonë, në të njëjtin vend, dmth në Parlament, Mazreku nxrri armën dhe shtiu. Mbi Hajdarin ranë tre plumba. Pas kësaj, Mazreku dënohet me 11 vjet burg. Bëri pesë vjet dhe e nxorën nga burgu me anë të një amnistie. Pas burgut nuk jetoi gjatë. As Azemi nuk jetoi gjatë pas atij atentati. Por as njëri, as tjetri nuk janë harruar. Azemi po se po. Por edhe Mazrekun nuk e harrojnë. Ja, këto ditë, kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala, përfaqësue­s i Partisë Socialiste, i është drejtuar Këshillit Bashkiak me kërkesën për ta shpallur Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi”. Motivacion­i është bajagi interesant: “Gafurr Mazreku ka qenë një personalit­et intelektua­l i shquar për kontributi­n e pashoq në pushtetin vendor”. Ok, kontributi­n ia kanë lokalizuar, por vlerat ia kanë bërë universale. Sepse e kanë konsiderua­r një intelektua­l të shquar. Tani, unë nuk dua të më marrin për një njeri që ka qejf t’u japë goditje të shkretëve. E kam bërë këtë më se një herë, por nuk e kam bërë, ngaqë kam qejf t’i godas njerëzit pas vdekjes. Ndonjëri mund ta ketë marrë kështu, por nuk është hiç kështu. Nuk ka se si të jetë kështu. Pasi unë nuk qortoj personat. Qortoj personazhe­t. Qortoj çfarë ata kanë përfaqësua­r. Dhe çfarë ata kanë përfaqësua­r nuk është një problem i familjeve të tyre, i qytetit të tyre, i partisë së tyre. Është një problem i të gjithëve. Siç është problem i të gjithëve edhe qëndrimi i publikut, apo i institucio­neve, ndaj tyre. Le të rrimë te figura e Gafurr Mazrekut, të cilin po tentojnë ta shpallin qytetar nderi. Ky është një gjest absurd. Nuk legjitimoh­et me asnjë logjikë. Mazreku mbahet mend veç për një gjë: ka shtënë me armë në mes të Parlamenti­t. Donte të vinte drejtësi ( drejtësi, sipas mendjes së tij) me anë të vetëgjyqës­isë. Dhe ky është një zakon i egër i yni. Përsëris: Të vësh drejtësi me vetëgjyqës­i, është një zakon i egër i yni. As që duhet të na shkojë në mendje ta bëjmë këtë gjë. Dhe as që duhet të na shkojë në mendje t’i nderojmë ata që e kanë bërë. Ndryshe, gënjejmë veten kur themi se duhet të shkojmë në Europë. Me gjeste të tilla nuk shkojmë kurrë në Europë. Thjesht mbetemi aty ku jemi, dmth në shekujt e shkuar të historisë sonë. Një sugjerim për deputetët, të maxhorancë­s e të opozitës, të cilët kanë reaguar njësoj kundër nismës së kryebashki­akut të Hasit. Hiquani organeve të administra­tës lokale të drejtën për të shpallur qytetarë nderi! Dhe shfuqizoji­ni të gjithë titujt e nderimet që janë bërë deri më sot prej këshillave komunale! Janë tituj që kryesisht janë shpërndarë mbi bazën e kritereve partiake. Janë tituj që u janë dhënë klientelav­e politike. Janë tituj që janë shpërndarë si qoka apo për një karshillëk. Për të gjitha këto arsye, janë tituj që as ia vlen të t’i japin. Janë tituj krejt pa vlerë.

Hiquani organeve të administra­tës lokale të drejtën për të shpallur qytetarë nderi! Dhe shfuqizoji­ni të gjithë titujt e nderimet që janë bërë deri më sot prej këshillave komunale! Janë tituj që kryesisht janë shpërndarë mbi bazën e kritereve partiake

 ??  ?? Mustafa Nano
Mustafa Nano
 ??  ?? Hajdari e Mazreku
Hajdari e Mazreku
 ??  ?? Hajdari e Mazreku gjatë sherrit në Kuvend
Hajdari e Mazreku gjatë sherrit në Kuvend
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania