Panorama (Albania)

Sherr e fyerje në Kuvend, batutat pa mikrofon mes PD e Veliajt

Deputetët e opozitës e largojnë nga Komisioni: Hajdut, karagjoz. Kreu i bashkisë: Arbi me Tan Imamin ju bënë copash

- FATION BINJAKU

Mbledhja e Komisionit të Medias ka degraduar dje në sherr dhe fyerje mes deputetëve të opozitës dhe kryebashki­akut Erion Veliaj. Demokratët kishin planifikua­r dje një seancë dëgjimore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, por në Komision u paraqit dhe Erion Veliaj. Ftesa për Veliajn ishte bërë nga deputetët e maxhorancë­s me 11 firma. Që në fillim të mbledhjes, Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Medias e ka quajtur si shkelje rregullore­je, ftesën e Veliajt jashtë radhe. PD kishte programuar të mërkurën seancën dëgjimore me vetë Veliajn. Demokratët kanë kërkuar nga Veliaj që të largohej dhe të paraqitet para Komisionit një ditë tjetër, por socialistë­t kanë këmbëngulu­r që ai të qëndronte. Albana Vokshi ka ndërprerë mbledhjen e Komisionit, duke kërkuar që Veliaj të largohej, por ai nuk ka pranuar. “Panorama” zbardh për lexuesit e saj debatin me dyer të mbyllura të zhvilluar në mbledhjen e Komisionit të Medias. Veliaj ka thënë se ishte i gatshëm për të bërë transparen­cë, por ka ironizuar me demokratët se po tentonin t’ua vidhnin artistëve kauzën e Teatrit. Gjatë debatit pa media, Albana Vokshi e ka quajtur Veliajn “karagjoz” dhe “hajdut” që do përballet në Prokurori për shkeljen e ligjit. Situata është tensionuar në momentin që në sallë hynë mediat. Vokshi ka kërkuar që Garda të nxjerrë Veliajn jashtë nga salla. Ndërkohë që Flamur Noka ka tentuar t’i heqë karrigen Veliajt për ta larguar. Ndërkohë që deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Endri Hasa i kanë hequr mikrofonin Veliajt, duke mos e lënë të flasë. Pas rreth një orë debati për ta larguar nga seanca, Veliaj është larguar vetë duke thënë se “Teatri do bëhet dhe se Tirana do fitojë”. Ndërkohë që pas tij edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk ka pranuar të qëndrojë në Komision. Nga ana tjetër, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, tha se do të kërkojë shkarkimin e Albana Vokshit për shkelje ligjore ne drejtim të Komisionit të Medias.

 ??  ??
 ??  ?? DJE, GJATE PERPLASJES NE KOMISIONIN E MEDIAS
DJE, GJATE PERPLASJES NE KOMISIONIN E MEDIAS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania