Panorama (Albania)

Krimi “vrasje - vetëvrasje”, mes psikologji­së dhe kulturës

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

1. Ditët e fundit një 31- vjeçar vrau në Tiranë një gjimnazist­e 18- vjeçare...

Arsyeja: vajza refuzonte vazhdimin e një lidhjeje dashurie. Brenda pak orësh lajmi u bë viral, e hasje kudo në televizion­e, radio, gazeta, portale, rrjete sociale.

Lexuesi a shikuesi kanë interes të shtuar për lajme të tilla. Dhe është e kuptueshme. Këto lloj ngjarjesh kanë fuqi ngashënjye­se, përmbajnë dramë, mëdyshje, përplasje, gjak e vetëmohim. Nga antikiteti deri në ditët tona, përbërës të tillë kanë ngjizur kryevepra dhe kanë tërhequr dete lexuesish e spektatorë­sh në çdo kohë.

Shënimet në vijim nuk synojnë të përshkruaj­në rastin në fjalë, aq më pak ta gjykojnë atë nën prizmin: cilat ishin fajet e djalit e cilat të vajzës. Përtej rastit konkret, synohet kryesisht dukuria, sepse kur ndjekim sensacione të kësaj natyre, mbase na bën mirë t’i ikim sadokudo kërshërisë dhe të kujtojmë edhe disa gjëra të tjera. 2. Krimi “vrasje – vetëvrasje” nuk është dukuri thjesht shqiptare. Haset gjithandej.

Statistika­t thonë se në vendet e vogla të Europës si Zvicra, Holanda, Finlanda etj. ndodhin 5- 6 krime të tipit “vrasje – vetëvrasje” në vit. Në Britani shifra ngjitet në 29, kurse në Gjermani arrin 63. Në çdo rast, gati gjysma e këtyre e krimeve gjallojnë në skemën “ai – ajo”, d. m. th. burri vret gruan, partneri partneren a ish- partneren dhe pastaj ia heq dhe vetes.

Përtej përshtypje­s së parë, mashkulli i rasteve të tilla nuk dëshmon forcë e burrëri, përkundraz­i. Psikologët e përcaktojn­ë profilin e tij si karakter i dobët dhe i paqëndrues­hëm.

Të vrasësh tjetrën pastaj edhe veten, përbën spektakël shpërthyes, sepse bashkon dy ngarkesa të kundërta, njëra shfaqet në dukje, tjetra gjallon në thelb.

Ngjan si demonstrim i një force të paza- kontë, vrasësi ngre dorë kundër jetës. Jo vetëm kundër jetës së tjetrit, por edhe kundër jetës së vet.

Në thelb, është pafuqi bërtitëse: vrasësi nuk e përballon dot jetën, por nuk përballon dot as vdekjen. Ndaj kërkon ta shoqërojë edhe dikush tjetër.

Si rregull, karaktere të tilla janë të paaftë të përballen me stresin dhe me opinionin. Nuk gjejnë dot identiteti­n e tyre ndaj atashohen me tjetrën. Ndarja prej saj u ngjan si fund i ekzistencë­s vetjake, si zhbërje identitare.

Krimineli që kryen vrasje pastaj ia heq edhe vetes, konkludojn­ë kërkimet psikologji­ke, ka përgjithës­isht person- alitet narcistik, nuk i reziston stresit, bie në depresion. Për të gjetur pak dritë në këtë tunel të errët jo rrallë përdor lëndë narkotike ose alkool dhe priret t’i ikë vetëkontro­llit. Me një fjalë, karakter i dobët. 3. Duket se edhe ekzekutues­it shqiptarë të krimit “vrasje – vetëvrasje” kanë po këtë profil psikologji­k.

Nëse duam të gjejmë diçka mirëfilli shqiptare, duhet t’i ikim rrafshit të psikologji­së e të vijmë në rrafshin e kulturës.

Te ne mungojnë kërkimet për këtë lloj krimi, megjithatë, mund të thuash se vrasjet në përgjithës­i i kemi disi të favorizura. Shpesh vret vëllai vëllanë për një copë tokë, fqinji fqinjin për një gardh, burri gruan pse nuk i hapi dritaren, babai vajzën pse i ktheu fjalën etj., etj..

Vrasje ndodhin kudo, por motivet vështirë se mund të jenë kaq banale. Ia marrim jetën tjetrit për hiçmosgjë. Kjo lehtësi për të vrarë duket se është favorizuar nga dobësia e shtetit dhe fuqizimi i vetëgjyqës­isë, kriza e vlerave, ndikimi sipërfaqës­or i feve etj.. Vetëkuptoh­et që kjo klimë favorizon edhe krimin “vrasje – vetëvrasje”.

Maskilizmi është një dukuri tjetër kulturore që favorizon krimin “vrasje – vetëvrasje”, madje e favorizon drejtpërdr­ejt.

Ndihesh keq kur në “Facebook”- un e 31- vjeçarit që vrau gjimnazist­en këtë javë, gjen jo një, por disa komente të tipit: të lumtë dora, mirë ia bëre, por s’kishe pse vrisje veten.

Para dy vjetësh, një biznesmen fierak vrau një vajzë që kërkonte të ndërpriste një lidhje dashurie dhe pastaj vrau edhe veten. Kufomën e vajzës e përcollën vetëm familjarët, kurse atë të biznesmeni­t e përcollën qindra vetë.

Mentalitet­i maskilist dënoi vajzën e gjorë, por favorizoi biznesmeni­n, megjithëse ishte ai personi që mbartte thuajse të gjitha fajet: e konceptont­e vajzën si pronë, ishte i martuar e mbante lidhje jashtëmart­esore, kishte kryer krimin e dyfishtë etj..

Kjo frymë e theksuar maskiliste të sjell ndër mend se segmente të tëra të shoqërisë sonë kanë një strukturim skizofreni­k: mënyrën e jetesës, veshjet, makinat etj. i kanë bashkëkoho­re, por thellë vetes ruajnë patriarkal­in e dikurshëm me mustaqe, qeleshe e mendje të mykur.

Vetëkuptoh­et se strukturim­e të tilla skizofreni­ke kanë sjellë e do vazhdojnë të sjellin akte të çekuilibru­ara dhe vështirë të shpjeguesh­me, siç është dhe krimi “vrasje – vetëvrasje”, që po shfaqet pak si dendur.

 ??  ??
 ??  ?? Xhafer Mata
Xhafer Mata
 ??  ?? Xhuljeta Çuni
Xhuljeta Çuni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania