Panorama (Albania)

Miratohet sot paketa fiskale, taksat që ulen për biznesin

Nga 24- 31 gusht, sezoni i dytë i provimeve për nxënësit e 9- vjeçares

-

Tjetër shans për minimatura­ntët që nuk arrijnë të sigurojnë dot notë kaluese në një nga tre provimet e lirimit, që iu nënshtrohe­n brenda muajit qershor. Me një udhëzim, datë 14.06.2018, Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve të vjeshtës për mbetësit e klasave të nënta, duke iu dhënë mundësi mbetësve të pajisen me dëftesë, si kusht për t’u regjistrua­r në shkollën e mesme. Për tri lëndët bazë që përmbyllin ciklin e detyrueshë­m shkollor, Gjuhë e huaj, Gjuhë shqipe dhe Matematikë, do të ritestohen në javën e fundit të muajit gusht. Kështu, i pari, Gjuha e huaj, do të jepet në 24 gusht, katër ditë më vonë, provimi i Gjuhës Shqipe, për t’u përmbyllur në datën 31 me lëndën e Matematikë­s. Edhe në sesionin e dytë do të ndiqen të njëjtat rregulla e procedura si në provimet e para. Ato fillojnë në orën 10: 00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Në udhëzimin e MAS ka pika të veçanta për minoritete­t, ku pasqyrohen me detaje dhënia e testimeve. “Për shkollat e pakicës ko- mbëtare greke, teza për provimin në lëndën ‘ Gjuhë amtare’, sesioni i dytë, përgatitët nga DAR Gjirokastë­r, Zyra Arsimore Delvinë dhe Zyra Arsimore Sarandë, tërheqin në DAR Gjirokastë­r tezën, ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza për provimin në lëndën ‘ Gjuhë amtare’, sesioni i dytë, për- gatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësue­si i DAR Korçë”, citohet në dokument. Nuk janë lënë jashtë udhëzimit edhe nxënësit me aftësi të kufizuar, të cilët thuhet se do ta zhvillojnë provimin në përputhje me veçoritë e tyre.

Ashtu si për Maturën, përgjegjës­e për testimin që nga hartimi i testeve, materialet ndihmëse për nxënësit e deri te raporti mbi arritjet e nxënësve të arsimit bazë do të jetë Qendra e Shërbimeve Arsimore. Edhe rregullat janë thuajse të njëjta me Maturën. Nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara se të nisë ai, të pajisur me dokument identifiki­mi. Në 11 qershor, minimatura­ntët dhanë provimin e parë të Gjuhës së Huaj, ndërsa dy ditë më parë Gjuhën shqipe. Sezoni i provimeve përmbyllet në datën 22 qershor me lëndën e Matematikë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania